LAJMI I FUNDIT:

Pardew i tregon Emeryt se si mund ta ndal Hazardin

Pardew i tregon Emeryt se si mund ta ndal Hazardin

Chelsea dhe Arsenal do të përballen sot (29 maj) në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve nga ora 21:00 në Baku të Azerbajxhanit.

Finalja mes dy skuadrave nga Londra do të jetë interesante për t’u shikuar, duke ditur edhe rivalin e madh që e kanë të dyja klubet.

Unai Emery tashmë është në dijeni se rreziku kryesor në këtë përballje do t’i vije nga Eden Hazard, që është një driblues i jashtëzakonshëm, ndërsa ish-trajneri në Ligën Premier, Alan Pardew, i ka dhënë një këshillë spanjollit.


Alan Pardew (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i West Bromwich Albion i ka bërë me dije Arsenalit se ata duhet të rrethojnë belgun me dy apo tre lojtarë, pasi që nëse nuk e bëjnë këtë gjë, ai do t’i turpërojë.

“Një gjë e rëndësishme se çfarë duhet të bëjnë Gunners në Baku është që ta gjejnë rrugën se si ta ndalin Eden Hazardin. Nuk ka asnjë mënyrë taktike apo formacion që nuk duhet të mendohet kjo gjë”, ka thënë Pardew në BBC.

“Arsenali nuk duhet ta konsiderojë Hazardin si një lojtar të thjeshtë, pasi nëse e bëjnë këtë, ai do t’i turpërojë qysh në pjesën e parë”.

Eden Hazard (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

“Ata duhet që ta ndalin atë duke e markuar me dy apo tre lojtar. Në Ligën Premier ata kanë shikuar cilësitë e tij, sidomos në sezonin e kaluar kur i kalonte lojtarët e tyre me lehtës”.

Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme

“Andaj, ata duhet që ta lënë një mesfushor qendror afër tij, duke u dyfishuar nga një mbrojtës apo edhe një mesfushë tjetër”., ka shtuar më tej trajneri anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori