Paratë e falsifikuara “vërshojnë” tregun e Kosovës – forenzika konfiskon nga 100 dhe 500 euro
Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së mërkurë janë raportuar katër raste të monedhave të falsifikuara.
Sipas njoftimit, në dy raste që kanë ndodhur në Prishtinë është raportuar se në dy banka të ndryshme janë deponuar para 100 dhe 500 euro, të cilat janë konfiskuar nga forenzika.
Një rast tjetër ka ndodhur në Prizren, ku është raportuar se gjatë periudhës kohore 10.05.2022 deri 30.09.2022, në një bankomat ishin deponuar disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Shuma është gjithsej 375 euro e 50 cent. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar nga forenzika.
Ndërsa, në Gjakovë është raportuar se në një bankomat ishte deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet se është e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga forenzika.
Njoftimi i policisë:
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Prishtinë 26.10.2022. Është raportuar se me datë 13.10.2022 në një bankomat ishin deponuar nga një mashkull kosovar një kartëmonedhë prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga forenzika.
Prishtinë 26.10.2022-15:30. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt ka sjell në bankë një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar nga forenzika.
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Prizren, 26.10.2022. Është raportuar se gjatë periudhës kohore 10.05.2022 deri 30.09.2022 në një bankomat ishin deponuar disa kartë monedhe që dyshohet të jenë të falsifikuar, shuma është gjithsej 375,50 euro. Monedhat e dyshuar janë konfiskuar nga forenzika.
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Gjakovë 26.10.2022-12:30. Është raportuar se në një bankomat ishte deponuar një kartëmonedhe prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga forenzika. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe