Agjentët e FBI-së kanë bastisur apartamentin e drejtorit ekzekutiv të Polymarket në Manhattan të New York, Shayne Coplan, vetëm një javë pasi platforma e basteve zgjedhore parashikoi me sukses fitoren mahnitëse të Donald Trumpit.
Sipërmarrësi 26-vjeçari u ngrit nga shtrati i tij në Sohort në orën 6 të mëngjesit dhe forcat e zbatimit të ligjit amerikan, të cilët i kërkuan atij të dorëzonte telefonin dhe pajisjet e tjera elektronike, tha për New York Post një burim i afërt me qështjen
Është “teatër i madh politik në rastin më të keq”, tha burimi për The Post.
“Ata mund të kishin kërkuar nga avokati i tij ndonjë nga këto gjëra. Në vend të kësaj, ata organizuan një të ashtuquajtur bastisje në mënyrë që ta zbulojnë atë në media dhe ta përdorin atë për arsye të dukshme politike”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Coplan nuk iu dha një arsye për bastisjen, por burimi dyshon se ishte një ndëshkim politik pasi Polymarket parashikoi me saktësi një triumf të lehtë të Trump ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris – për dallim me sondazhet tradicionale.
Burimi gjithashtu tha se qeveria ka të ngjarë të kundërshtojë raportet e mediave liberale, që akuzojnë Polymarket për manipulim të tregut dhe manipulim të sondazheve të tij në favor të Trumpit.
“Ky është një ndëshkim i dukshëm politik nga administrata në largim kundër Polymarket, për ofrimin e një tregu që i parashikoi saktë zgjedhjet presidenciale të 2024-ës”, tha burimi.
Coplan nuk u arrestua dhe nuk është akuzuar, tha një zëdhënës i Polymarket për New York Post të mërkurën në mbrëmje.
“Polymarket është një treg parashikimi plotësisht transparent që i ndihmon njerëzit e zakonshëm të kuptojnë më mirë ngjarjet që kanë më shumë rëndësi për ta, përfshirë zgjedhjet”, tha përfaqësuesi.
“Ne nuk ngarkojmë asnjë tarifë, nuk marrim pozicione tregtare dhe lejojmë vëzhguesit nga e gjithë bota të analizojnë të gjitha të dhënat e tregut si një e mirë publike”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
Detaje të reja mbi aksidentin ajror në Washington D.C
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Tragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?