LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi shqetësues i vizionarëve Hawking dhe Musk: Inteligjenca artificiale mund të na shkatërrojë!

Parashikimi shqetësues i vizionarëve Hawking dhe Musk: Inteligjenca artificiale mund të na shkatërrojë!

Stephen Hawking ka paralajmëruar se bota duhet ta mbajë teknologjinë nën kontroll, nëse duam që raca njerëzor të mos shkatërrohet. Në fakt, ky fizikan me famë botërore, që edhe më herët ka paralajmëruar për rreziqet e inteligjencës artificiale, beson se bota duhet të identifikojë që tani kërcënimet, para se ato të shtohen e të jenë fatale për njerëzimin.

“Agresioni ishte mënyrë e dobishme e mbijetesës, që nga fillimi i qytetërimeve. Ajo është ngulitur në kodin tonë gjenetik të evolucionit. Megjithatë, tani teknologjia po përparon aq shpejtë sa që agresioni i saj mund të na shkatërrojë në një luftë bërthamore ose biologjike. Ne duhet ta kontrollojmë këtë instinkt të lindur përmes logjikës dhe arsyes”, ka thënë Hawking, transmeton Telegrafi.

Fizikani gjenial beson se teknologjia e kontrollit është gjëja më ideale që duhet të krijohet, si një formë e qeverisjes botërore. Por, paralajmëroi se më pas kjo mund të shndërrohet në tirani.


“Ndoshta këto ide do të tingëllojë disi se jemi të dënuar me shkatërrim, por unë gjithmonë jam optimist. Mendoj se njerëzimi është i gatshëm për të pranuar këto sfida”, shtoi Hawking.

Profesori i Fizikës në Universitetin e Kembrixhit shprehet ne e kemi zhvilluar teknologjinë që mund të shkatërrojë Tokën dhe se duhet të trajnohemi për botën e re ku robotët do të zënë punët e përditshme.

“Po përballemi me sfida të tmerrshme mjedisore: me ndryshimet klimatike, të prodhimit të ushqimit, mbipopullim, shkatërrim të specieve të tjera, sëmundje epidemike, acidifikimin të oqeaneve. Së bashku këto na përkujtojnë se jemi në momentin më të rrezikshëm të njerëzimit. Ne kemi teknologjinë për të shkatërruar planetin ku jetojmë, e nuk e kemi ende aftësinë për të ikur nga kjo. Ndoshta për disa qindra vite do të kemi koloni njerëzore mes yjeve, por tash e kemi veç një planet, ndaj duhet të bashkohemi për ta mbrojtur”, transmeton Telegrafi.

Elon Musk, CEO i kompanisë Tesla, ndan mendim të ngjashëm. Ai paralajmëroi se njerëzve u kanoset rreziku që të bëhen të parëndësishëm.

“Mendoj se me kohën do të bëjmë bashkimin e inteligjencës biologjike dhe digjitale”, ka thënë ai duke sugjeruar se në të ardhmen njerëzit dhe makinat mund të lidhen për të vazhduar ekzistencën e tyre.

“Nuk është puna që inteligjenca artificiale është e ligë. Ju ndoshta nuk jeni person i keq që urreni milingonat, por në qoftë se punoni në ndërtimin e hidrocentraleve dhe hasni në një fole milingonash, kjo është gjë e keqe për to. Të mos i vendosim njerëzit në pozitën e atyre milingonave”, ka thënë ai.

Më herët, Hawking dhe Tesla kishin paralajmëruar se “armët autonome do të jenë kallashnikovët e së nesërmes”.

“Gjasat për jetëgjatësinë e qytetërimit njerëzor janë më të mëdha nëse jemi specie multi-plnaetare e jo një-planetare”, ka thënë Musk ai, duke shtuar se kështu mund të përballemi me zhdukje.

Ndaj, kompania e tij SpaceX që tani ka nisur të punojë që të dërgojë njerëzit në hapësirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori