Pavarësisht shqetësimeve fillestare për një udhëheqës të ri të paprovuar, si Donald Trumpi, ekonomia amerikane, më e madhja në botë e mbyll këtë vit me një notë të lartë. Ekonomia amerikane po zgjerohet me ritmet më të shpejta në më shumë se dy vjet – e nxitur pjesërisht nga papunësia e ulët, rritja e çmimeve të aksioneve dhe një rimëkëmbje e gjerë ekonomike anembanë globit. Ky vrull pritet të vazhdojë në 2018-ën, por ekonomistët thonë se Viti i Ri ka gjasa të sjellë sfida të reja.
Dhjetë vjet që nga fillimi i krizës financiare, dhe me një president polemizues në krye, ekonomia amerikane po ecën më mirë nga sa mendonin shumë ekonomistë.
“Kjo ishte surprizë. Pamë se punësimet vazhduan. Fitimet e korporatave u rritën. Kjo solli rritjen e tregut të aksioneve dhe mendoj se surpriza tjetër e madhe ishte mungesa e plotë e paqëndrueshmërisë në tregun e aksioneve”, thotë analisti Greg McBride.
Tani i kompletuar me fitoren e tij të parë madhore legjislative, shkurtimin e taksave, Trump thotë se e ardhmja nuk është dukur asnjëherë më e mirë:
“Amerikanët janë entuziastë rreth së ardhmes. Ka një ndjenjë optimizmi të paparë. I keni parë të dhënat dhe entuziazmin për mundësitë e jashtëzakonshme që ka përpara vendi ynë”, tha presidenti.
Nga një sondazh i Shoqatës Kombëtare për Ekonomitë e Biznesit del se të njëjtin optimizëm të presidentit ndan edhe komuniteti i biznesit.
“Biznesi është më optimist. Në sondazhin e shtatorit, shumica e tyre thanë se rreziqet ishin të mëdha. Tani, më shumë se 60 për qind thonë se situata është pozitive”, thotë Ken Simonson i Shoqatës Kombëtare për Ekonomitë e Biznesit.
Megjithatë, rreziku për të papritura nuk është asnjëherë larg.
“Shohim çfarë po ndodh për shembull me Korenë e Veriut – rrezikun gjeopolitik. Ka gjithmonë një farë rreziku për të tronditur tregjet financiare, që ka më shumë të ngjarë të fillojë jashtë vendit por që mund të fillojë edhe brenda vendit si episodi i viteve 2007-2008”, thotë Ken Matheny, këshilltar në kompaninë IHS Markit.
Viti i ri sjell gjithashtu ndryshime në drejtimin e Bankës Qendrore amerikane në një kohë kur normat e interesit po rriten dhe inflacioni është mjaft i ulët.
Analistët theksojnë gjithashtu faktin se 2018 është vit zgjedhjesh.
“Sigurisht që politika këtu në Uashington DC është shumë e rëndësishme pasi kemi përpara ngjarje të rëndësishme jo vetëm për qeverinë amerikane, siç janë zgjedhjet e mesmandatit për në kongres. Nuk do të jetë vonë para se të mendojmë edhe për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës”, thotë analisti Mark Hamrick.
Ekonomia globale, e cila u rit me 4% në vitin 2017, pritet të jetë një forcë stabilizuaese në vitin e ri. Por ekonomistët thonë se po vëzhgojnë Evropën për ndonjë tronditje të mundshme ekonomike si dhe Lindjen e Mesme të pasur me naftë – ku politika amerikane mund të bëjë që tensionet të shtohen. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje