LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Paraditja do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të gjerojnë shira të dobët dhe lokale në Shqipëri. Më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvendosje të shirave drejt zonave malore përgjatë kufirit lindorë duke lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurta me kthjellime.


Gjatë natës pritet përmirësim i motit në të gjithë vendin. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndershme kjo rritje do të jetë në vlerat maksimale.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë. /Telegrafi/