LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Paraditja do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat malore.

Moti i qëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë pjesës së dytë të ditës duke bërë që kthjellimet të jenë prezent por herë pas here do të ketë vranësira dhe shira të izoluar ku më të theksuara do të jenë në verilindje dhe juglindje të Shqipëri.


Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale po ashtu edhe maksimalet do të pësojnë rritje të tyre. Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi do të jetë i ulët. /Telegrafi/