LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të bëjë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante në të gjithë vendin. Më të larta temperaturat do të shënohen në zonat e ulëta.

Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta parashikohet moti në zonat malore lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.


Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që termometri të ngjitet deri në 35 gradë C.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë i papërfillshëm. /Telegrafi/