LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat maksimale do të arrijnë deri 28 gradë Celsius

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat maksimale do të arrijnë deri 28 gradë Celsius
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell, dhe temperaturat maksimale do të arrijnë deri 28 gradë Celsius.

IHMK njofton se të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat do të sillen ndërmjet 12-15 dhe 25-28 gradë Celsius.


Kurse të martën do të ketë intervale me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës kanë mundësi që vende-vende të sjellin shi.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Edhe të mërkurën pritet të ketë mot të ngjashëm, ku shiu do të përcillet edhe me rrufe. Do të ketë ulje të lehtë të temperaturave. Ato minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 22-25 gradë Celsius.

IHMK po ashtu ka bërë të ditur se të enjten parashihet mot me diell vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.

Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.

Të premten parashihet mot i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/