Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur gjatë fundjavës pritet mot i ndryshueshëm me intervale me diell, vranësira të dendura si dhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, sidomos të shtunën.

IHK njofton se në disa zona të kufizuara ekziston mundësia edhe për stuhi të shkurtra me breshër.


IHK njofton se e shtuna parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve të fushave barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në zona të kufizuara parashihen stuhi me breshër. Kjo situatë meteorologjike bën që parametri i erës të jetë më i fuqishëm në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

Ndërkaq, për të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojnë mundësi të vogla që në disa zona të kufizuara të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 22-26°C. Do të fryjë erë nga perëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s. /Telegrafi/