LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi “apokaliptik” i Jim Rogersit: Përgatituni shpejtë për krizën më të keqe financiare

Parashikimi “apokaliptik” i Jim Rogersit: Përgatituni shpejtë për krizën më të keqe financiare

Investitori legjendar, Jim Rogers, është ulur në një bashkëbisedim me drejtorin e përgjithshëm të Business Insider, Henry Blodget, për episodin e përjavshëm të rubrikës “The Bottom Line”. Rogers parashikon një kolaps të tregut në vitet e ardhshme, më të keqin që ai vetë ka parë në jetën e tij. Më poshtë bota.al sjell një pjesë e bisedës mes të dyve.

Blodget: Çfarë do të ndodhë?


Rogers: Kam mësuar shumë shpejt në karrierën time, që nuk duhet të investoj në atë që dua. Duhet të investoj në atë që është duke ndodhur në botë. Përndryshe do të falimentoj. Do të ndodhë ajo që është duke ndodhur. Disa investime në Amerikë do të transformohen në një flluskë. Flluska po vjen. Më pas ka kolaps dhe për këtë duhet të shqetësohemi. Por, Henry, kjo është gjë e mirë për ty. Sepse dikush duhet që ta referojë atë që po ndodh. Pra, e ke sigurinë e vendit të punës. Je me fat.

Blodget: Është e vërtetë që numri i lexuesve rritet në raste incidentesh, por pastaj bien tërësisht kur të gjithë pësojnë kolaps. Atëherë, kur do të ndodhë?

Rogers: Në fund të këtij viti, ose vitin tjetër.

Blodget: Në fund të këtij viti, apo vitin tjetër?

Rogers: Po, po. Shkruaje.

Blodget: Dhe, çfarë do ta shkaktojë?

Rogers: Është interesante, por këto gjëra fillojnë gjithmonë andej nga nuk jemi duke parë. Në vitin 2007 në Islandë. Atëherë njerëzit thanë: “Islanda? Është një shtet? Kanë një treg?” Dhe pastaj Islanda u shemb. Më pas Bear Stearns. Pastaj Lehman Brothers. Janë spirale. Fillojnë gjithmonë andej nga nuk jemi duke u ruajtur. Nuk e di. Mund të jetë një fond pensionesh në Amerikë, një vend që nuk po e shohim, apo lufta – e pamundur që të jetë lufta – por do të jetë diçka.

Blodget: Dhe sa i madh mund të jetë ky incident?

Rogers: Do të jetë më i keqi i jetës tënde.

Blodget: Kam parë disa shumë të rëndë në jetën time.

Rogers: Do të jetë më i madhi i jetës time dhe unë jam më i madh sesa ti në moshë. Do të jetë një gjë shumë e rëndë. Kemi patur probleme financiare në Amerikë, çdo katër apo shtatë vjet, që nga fillimi i republikës. Kanë kaluar tetë vjet nga më i fundit. Po vjen. Në vitin 2008 patëm një problem për shkak të borxhit. Henry, borxhi: ai borxh nuk është asgjë në krahasim me atë që po ndodh sot.

Blodget: Jam i shqetësuar.

Rogers: Duhet të jesh.

Blodget: A mund të na shpëtojë dikush?

Rogers: Ajo që do të ndodhë është që do të rrisin normat e interesit. Më pas, kur gjërat të fillojnë të përkeqësohen vërtetë shumë, njerëzit do të thërrasin: “Duhet të më shpëtosh. Në rrezik është qytetërimi perëndimor”. Dhe FED (rezervat federale amerikane), e përbërë nga burokratë dhe politikanë do të thotë: “Epo, është më mirë të bëjmë diçka”. Dhe, do të provojnë po nuk do të funksionojë.

Blodget: Dhe, jemi në një situatë në të cilën qytetërimi perëndimor duket se po pëson kolaps edhe me tregun që shembet gjatë gjithë kohës.

Rogers: Për këtë arsye u transferova në Azi. Bijtë e mi flasin gjuhën mandarine për shkak të asaj që do të vijë. Do të shohësh qeveri tek falimentojnë. /bota.al/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori