LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Man United – West Ham

Parashikim: Man United – West Ham

Manchester United duhet të shënojë patjetër fitore në shtëpi nëse dëshiron të kthehet në luftë për pozitat e larta të tabelës. Por, që të arrihet fitorja nuk do të jetë aspak lehtë pasi kundërshtar do të jetë West Hami tejet i papërshtatshëm për klubet e mëdha.

Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: 27 nëntor (e dielës), 17:30

old trafford 1


Lajmet rreth ekipeve

Man United
Ibrahimovic do të rikthehet pasi mungoi ndaj Arsenalit për shkak të suspendimit, por mungojnë Smalling dhe Bailly të cilët janë lënë jashtë fushave për shkak të lëndimeve.
Mkhitaryan i ka dhënë kokëdhimbje Mourinhos me paraqitjen e tij ndaj Feyenoordit dhe pritet të startojë të dielën.

Manchester United v Leicester City - Premier League
Carrick ka nxjerrë më të mirën nga Pogba, por një start të dielën do të thoshte tri ndeshje për të në shtatë ditë. Si rezultat, Marouane Fellaini do të luajë në vend të tij nga fillimi.
Shaw, Daley Blind dhe Mateo Darmian janë në garë për të startuar në krahun e majtë të mbrojtjes, edhe pse Blind pritet të startojë. De Gea ishte lënë i lirë ndaj Feyenoordit, por tash do të kthehet në formacion.

United pa dy mbrojtës, West Hami me gjashtë mungesa
Lexo po ashtu United pa dy mbrojtës, West Hami me gjashtë mungesa

West Ham
West Ham mirëpret nga suspendimi kapitenin Noble, por do të jetë pa mbrojtësin më të mirë, Ëinston Reid.
Darren Randolph ishte befasues ndaj Tottenhamit, por mbetet të shihet nëse ai do të rikthehet në formacion nga Bilic. Diafra Sakho bëri paraqitjen e parë ndaj Tottenhamit dhe ai mund të startojë. Carroll është rikthyer në starvitje, por nuk pritet që të nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Top Lojtarët

top-lojtaret

A e dini se?

Manchester United ka barazuar në tri ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Manchester United ka barazuar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

West Ham ka humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën Premier.

Manchester United është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj West Hamit në të gjitha garat.

West Ham ka pranuar së paku 2 gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën Premier.

Janë realizuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Unitedit në shtëpi.

Formacionet e mundshme: United - West Ham
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: United - West Ham

Analiza

Jose Mourinho realizoi fitoren më të madhe si menaxher i United ndaj Feyenoordit të enjtën, por ekipi i tij tash duhet ta transferojë formën urgjentisht në Ligën Premier, aty ku vërtet i duhet fitorja klubit nga Old Trafford.

West Hami është në pozitë jo të favorshme dhe do ta sfidojë mirë Unitedin të dielën. West Hami e mposhti Unitedin në ndeshjen e fundit në Upton Park sezonin e kaluar, por vështirë të thuhet se këtë do ta bëjë edhe në Old Trafford.

United ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat dhe duhet që të fitojë në mënyrë që të fillojë të zë rivalët. Djajtë janë tashmë nëntë pikë larg Chelseat dhe nuk mund të lejojnë që të humbasin më shumë pikë. Dy ndeshjet e fundit mes këtyre skuadrave në Old Trafford përfunduan me barazim, por United vërtet do ta vë zjarrin mbi mysafirët. Vetëm Hull City ka pranuar më shumë gola se West Hami këtë sezon në Ligën Premier dhe United vërtet do të shikojë se si të rrisë krizën e mysafirëve.

Në këtë ndeshje pritet numër i madh i kartonëve dhe loljë e ashpër, teksa United do të sulmojë kryesisht nga krahët, prej ku edhe pritet të vijnë golat.

Parashikim: United 3-1 West Ham

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

La Liga
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

Ligat tjera
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë

Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë

Boks
Ruben Amorim ka plane të mëdha për yllin e Man United – synon ta bëjë njërin prej lojtarëve kryesor

Ruben Amorim ka plane të mëdha për yllin e Man United – synon ta bëjë njërin prej lojtarëve kryesor

Premier League
Marcelo lidhet me një rikthim të bujshëm në La Liga, por tani si rival i Real Madridit

Marcelo lidhet me një rikthim të bujshëm në La Liga, por tani si rival i Real Madridit

La Liga

"E dija që isha në Milano për një arsye" - 'Perandori' nuk lë gjë pa rrëfyer

Serie A
Kalo në kategori