LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Inter – Juventus

Parashikim: Inter – Juventus

Lideri i kampionatit italian, Juventusi, pritet që të udhëtojë në atmosferën e zjarrtë në Giuseppe Meazza të shtunën për të zhvilluar superderbin italian ndaj rivalëve të përbetuar, armiqve, zikaltërve të Interit të cilët do të kërkojnë fitoren e parë të rëndësishme këtë sezon para tifozëve të vet.

Vendi: Estadio Giuseppe Meazza, Milano.
Koha: E shtunë, 29 tetor – ora 20:45

Përbërjet


Trajneri i Interit, Claudio Ranieri do të jetë pa shërbimet e portierit të parë, Julio Cesar, i cili pësoi një lëndim në barazimin prej 1-1 ndaj Atalantas të mërkurën. Mbrojtësit Andrea Ranocchia dhe Walter Samuel janë jashtë sfidës për shkak të problemeve muskulore, përderisa Diego Forlan ende është duke u shëruar nga lëndimi.

Antonio Conte i Juventusit po ashtu do ta ndjejë mungesën e Gianluigi Buffon që pësoi një lëndim në stërvitje javë më parë. Emanuele Giaccherini është duke iu afruar rikthimit në fushë, por do të mungojë ndaj Interit, përderisa Milos Krasic ishte lënë jashtë sfidës ndaj Fiorentinës për arsye taktike dhe fat i njëjtë e pret edhe në fundjavë ndaj Nerazzurëve.

A e dini se?

• Interi ka dy fitore në pesë ndeshjet e fundit (F2 B1 H2) dhe ka pranuar shtatë gola gjatë kësaj periudhe.
• Nerazzurët kanë vetëm një fitore në shtëpi në Serie A këtë sezon.
• Skuadra nga Meazza fitoren e fundit ndaj Juventusit e ka shënuar më 16 prill të vitit 2010.
• Juventusi është i pa mposhtur në udhëtime këtë sezon (F1 B2), por ka shënuar vetëm dy gola.
• Njerëzit e Antonio Contes kanë dështuar të shënojnë në vetëm një nga tetë takimet deri më tani në Serie A.
• Skuadra nga Torino ka humbur vetëm një nga katër ndeshjet e fundit ndaj Interit në Serie A (F2 B1 H1).

Forma e Interit

Atalanta 1-1 Inter (barazim)
Inter 1-0 Chievo (fitore)
Lille 0-1 Inter (fitore)
Catania 2-1 Inter (humbje)
Inter 0-3 Napoli (humbje)

Forma e Juventusit

Juventus 2-1 Fiorentina (fitore)
Juventus 2-2 Genoa (barazim)
Chievo 0-0 Juventus (barazim)
Juventus 2-0 Milan (fitoroe)
Catania 1-1 Juventus (barazim)

Epilogu

Interi do të hyjë në këtë takim shumë më i motivuar se sa në sfidat tjera dhe është momenti i fundit për Nerazzurët që ta shpëtojnë sezonin dhe të kthehen në garë për titull, përderisa Juventusi hyn si favorit në këtë takim. Sidoqoftë, për ne nuk ka favorit në këtë takim pasi rivaliteti është tejet i madh dhe marrë parasysh faktin se 75 mijë tifozë të flaktë të Interit do të jenë nesër të pranishëm përballë 4000 të Juventusit, motivimit dhe rrethanave tjera, Interi mund t’ia dalë mbanë me një fitore të ngushtë.

Parashikimi: Inter 2-1 Juventus

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

La Liga
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: Real Madridi dhe Barcelona me nga një lojtar

Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: Real Madridi dhe Barcelona me nga një lojtar

Liga e Kampionëve
“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

La Liga
El Clasico që mund të vendosë kampionin do të luhet jashtë Spanjës?

El Clasico që mund të vendosë kampionin do të luhet jashtë Spanjës?

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Milani u ndalua nga transferimi i Marcus Rashfordit për shkak të rregullit pak të njohur

Milani u ndalua nga transferimi i Marcus Rashfordit për shkak të rregullit pak të njohur

Serie A
Kalo në kategori