Nën perëndimin e diellit ishullor, nën kodrat skoceze dhe nën hijen e një impianti gjigant, prej më të respektuarve në histori, aty ku u shkruajt historia e asaj ku jemi sot, në Wembleyn legjendar përplasen dy filozofi, dy pikëpamje të cilat e kanë sjellur futbollin në perfeksion. Është piktori prej më të mëdhenjve, Pep Guardiola ai që më ngjyrat kaltër e blu të Barcelonës do të përplaset me rivalin e tij, shkrimtarin e librave të historisë së klubit të mbizotëruar nga Djajtë, Sir Alex Fergusonin dhe Manchester Unitedin e tij simpatik.
Gara: Finalja e Ligës së Kampionëve
Koha: 28 maj, 2011 – ora 20:45
Vendi: Wembley, Londër
Gjyqtari: Viktor Kassai (Hungari)
Drejt piedestalit të historisë
Barcelona që po konsiderohet si ekipi më i mirë në historinë e futbollit do të ketë punë me një Manchester United në formë të jashtëzakonshme në finalen e Wembleyt. Barca do ta kërkojë triumfin e dytë brenda tri viteve në garën më prestigjioze evropiane në futboll ndaj Djajve të Kuq, megjithëse kjo do të jetë më vështirë se sa që duket me fjalë.
Barcelona ka shënuar më shumë gola se të gjitha ekipet tjera në Ligën e Kampionëve, gjithsej 27. Katalanasit janë takuar dhjetë herë me Manchester Unitedin në garat evropiane dhe Barcelona ka tri fitore, katër barazime dhe tri humbje ndaj gjigantëve anglezë.
Barcelona ka shënuar në çdo njërën prej 20 ndeshjeve të fundit në Ligën e Kampionëve. Rubin Kazan ishte ekipi i fundit që ka arritur të mbajë larg golit Blaugranët, ndodhi kjo në nëntor të vitit 2009.
Se kemi të bëjmë me një sulm të jashtëzakonshëm, këtë e vërteton Lionel Messi që është golashënuesi më i mirë këtë edicion me 11 gola. Barcelona e fitoi finalen e fundit të zhvilluar në Wembley në vitin 1992 ndaj Sampdorias.
Hakmarrja, opsioni i vetëm
Manchester United nuk sheh asgjë tjetër para syve pos hakmarrjes ndaj Barcelonës për disfatën e para dy viteve. Përkundër faktit se sot nuk luajnë Tevez dhe Ronaldo, United mund të konsiderohet skuadër me lojë më të mirë ekipore tani më shumë se kurrë dhe ky është edhe çelësi nëse dëshiron ta gjunjëzosh një mbretëreshë si Barcelona.
Manchester United po kalon në për një ecuri fantastike prej 12 ndeshje radhazi pa humbje në Ligën e Kampionëve. Edwin van der Sar do ta ketë paraqitjen e 99-të në Ligën e Kampionëve të shtunën, kur dhe do të pensionohet nga futbolli.
Liga e Kampionëve tashmë është mishëruar në skuadrën e Sir Alex Ferguson, e cila ka arritur të futet në finale për herë të tretë brenda katër viteve të fundit. Humbja e fundit e Manchester United në Ligën e Kampionëve është ajo edicionin e kaluar në Allianz Arena ndaj Bayernit të Munichut në mars të vitit 2010 dhe ecurinë e jashtëzakonshme Djajtë sigurisht se duan ta vazhdojnë edhe ndaj Barcelonës.
Forma e Barcelonës
Malaga – Barcelona 1:3
Barcelona – Deportivo 0:0
Levante – Barcelona 1:1
Barcelona – Espanyol 2:0
Barcelona – Real Madrid 1:1
Forma e Manchester United
Man.Utd – Blackpool 4:2
Blackburn – Man.Utd 1:1
Man.Utd – Chelsea 2:1
Man.Utd – Schalke 4:1
Arsenal – Man.Utd 1:0
Përbërjet te skuadrave
Barcelona (4-3-3)
Valdes, Dani Alves, Mascherano, Pique, Puyol, Xavi, Busquets, Iniesta, Pedro, Messi, Villa.
Trajneri i Barcelonës do të jetë pa shërbimet e të lënduarit Gabriel Milito dhe të portierit të dytë Jose Pinto, që është i suspenduar. Carles Puyol mund të luajë në krahun e majtë, me Mascheranon që pritet të luajë në qendër të mbrojtjes.
Ajo që duhet të bëjë Barcelona është ta ndalë Unitedin nga krahu, pra të aplikojë agresivitet në krah, presion të vazhdueshëm në mesfushë dhe lëvizje pivotale do të ishte qe Lionel Messi të luante në krahun e majtë të sulmit Blaugran, aty ku qëndron dhe pika e dobët e Manchester United.
Manchester United (4-4-1-1)
Van der Saar, Fabio, Vidic, Ferdinand, Evra, Valencia, Giggs, Carrick, Park, Rooney, Hernandez.
Golashënuesi më i mirë, Dimitar Berbatov do të duhet ta nxehë pankinën, përderisa Michael Caerrick dhe Darren Fletcher do të luftojnë për vendin në mesfushë. Fabio ka të bëjë me vëllain e tij Rafael për pozitën në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Sir Alex kishte deklaruar para ndeshjes se atij nuk i intereson se si luan Barcelona, por se si luan ekipi i tij dhe këtu ka të drejtë skocezi, i cili as se si nuk duhet të lejojë përsëritjen e finales së vitit 2009.
Epilogu
Djajtë e kuq do të tentojnë që t’i bëjnë ballë Barcelonës pikërisht në një impiant anglez, por vërtet është vështirë e besueshme që Djajtë të mposhtin Barcelonën kur dihet mjaft mirë se Barcelona shumë rallë pranon gola. Nëse United dëshiron ta mposhtë Barcën, duhet të shënojë tri gola, gjë që ka ndodhur vetëm një herë në dy vitet e fundit. Barcelona thjeshtë do ta luajë futbollin e saj të ndikuar nga filozofia tiki-taka dhe kjo do të jetë e mjaftueshme që në bashkëveprim me magjinë e Messit ta rrëmbejë titullin e dytë të Ligës së Kampionëve brenda tri viteve.
Parashikim: Barcelona 3-0 Manchester United
Çfarë mendoni ju vizitorë dhe adhurues të ekipeve pjesmarrëse në finale, kush do të jetë më i miri në fund? Shprehuni në hapësirën për komente..
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Jude Bellingham thuhet se u tregoi të gjithëve dallimin mes Barcelonës dhe Real Madridit
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
Katër largime nga Milani: Rossonerët po shpëtojnë nga dështakët
Pep Guardiola shikon në Serie A për tri përforcimet e radhës te Man City
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar