LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e Nunez në derbin ndaj Cityt ka bërë që t’i aktivizohet klauzola ‘sekrete’

Paraqitja e Nunez në derbin ndaj Cityt ka bërë që t’i aktivizohet klauzola ‘sekrete’

Futbollisti uruguaian Darwin Núñez doli të ishte një nga dështimet më të mëdha të Liverpoolit në vitet e fundit, pasi ai nuk po justifikon me të vërtetë paratë e investuara për ardhjen e tij.

Me paraqitjen në derbin ndaj Manchester Cityt që përfundoi eme rezultat të barabartë 1-1, është aktivizuar klauzola në kontratën e nënshkruar nga Benfica dhe Liverpool gjatë transferimit.

Aty thuhet se klubi anglez do t’i paguajë Benficas gati 10 milionë euro pasi futbollisti kapi shifrën 60-të ndeshjeve të luajtura për klubin, shumë kjo e cila tashmë do të kalojë në llogarinë e klubit portugez pasi ndeshja ndaj Cityt ishte e 60-ta për sulmuesin.


Një klauzolë e tillë tashmë ishte aktivizuar kur Nunez kishte bërë paraqitjen e dhjetë për “Të Kuqtë” dhe kështu klubi anglez pagoi rreth pesë milionë euro në drejtim të Benficas.

Guardiola debatoi ‘ashpër’ me Nunez pas përfundimit të ndeshjes
Lexo po ashtu Guardiola debatoi ‘ashpër’ me Nunez pas përfundimit të ndeshjes

Nunez ka shënuar 22 gola në 60 paraqitje deri më tani me Liverpoolin, shifra këto që pritet të rriten në vazhdim.

24-vjeçari nuk kishte shënuar në sfidën ndaj “Qytetarëve”, mirëpo pas përfundimit të ndeshjes kishte pasur një konflikt verbal me Guardiolën por që situata nuk doli jashtë kontrollit pasi kishin ndërhyrë pjesëtarë të dy ekipeve për të shmangur diçka më të madhe./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Premier League
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori