Paraqitja e jashtëzakonshme e Vedat Muriqit ndaj Islandës në numra

Paraqitja e jashtëzakonshme e Vedat Muriqit ndaj Islandës në numra

Kombëtarja e Kosovës siguroi plasmanin në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi e mposhti Islandën me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve.

Kjo njëherësh shënon një arritje historike për ‘Dardanët’, pasi është hera e parë që ata do të jenë pjesëmarrës në Ligën B të Kombeve, gjë që dëshmon një rritje të lartë të nivelit, duke marrë parasysh se vite më parë po garonim në Ligën D.

Vendimtar në fitoren e arritur në Spanjë ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënoi tre gola për t’i siguruar Kosovës kualifikimin tutje.


Për paraqitjen e tij fantastike në këtë duel, Vedat Muriqi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 9.1.

Përveç tre golave të realizuar, Muriqi pati gjithashtu edhe tri goditje që përfunduan jashtë portës gjë që dëshmon ‘urinë’ që kishte ai për të rrëmbyer skenën në Murcia.

30-vjeçari gjithashtu kompletoi 13 pasime, fitoi katër duele ajrore, madje, arriti që në minutën e 69-të falë përvojës së tij, ta nxjerrë me karton të kuq nga loja futbollistin Aron Gunnarsson.

Në total Muriqi pas pesë ndeshjeve të luajtura në këtë edicion të Ligës së Kombeve numëron pesë gola, teksa ka edhe një asistim.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë për Muriqin që realizon tre gola në një ndeshje për Kosovën, pasi këtë e kishte bërë edhe në vitin 2021 ndaj San Marinos në kuadër të Ligës së Kombeve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Ndërkombëtare
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset

"Jam krenar që jam trajner i Barcelonës", Hansi Flick godet Real Madridin kur flet për orarin e ngjeshur

La Liga
Kupa e Botës për Klube – fitimet marramendëse për çdo fitore, barazim, kalimin e secilës fazë dhe fitimi i trofeut

Kupa e Botës për Klube – fitimet marramendëse për çdo fitore, barazim, kalimin e secilës fazë dhe fitimi i trofeut

Ndërkombëtare
Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Ndërkombëtare
Interi vështron situatën e yllit të Man Utd

Interi vështron situatën e yllit të Man Utd

Serie A
Kalo në kategori