LAJMI I FUNDIT:

Paraqiten 50 mijë kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje

Paraqiten 50 mijë kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, ka apeluar që të shfrytëzohet mundësia për legalizim, duke vënë në dukje se pas afatit nuk do të pranojë kërkesa të reja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Apeloj që çdo qytetar që ka nevojë për ta paraqitur kërkesën për të hyrë në rend. Nesër përfundon afati ligjor pasi ku më pas nuk mund të paraqiten kërkesa shtesë”, tha Misajllovski, i cili mori pjesë në dhënien e 74 zgjidhje të reja për legalizim në komunën Gjorçe Petrov.


Misajllovski sot dhe nesër pret që të rritet numri i kërkesave të reja për legalizim, duke shtuar se nesër është afati i fundit për legalizim. /Telegrafi/