LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet një rast i kontrabandës në veri, mallrat kapin vlerën mbi 5 mijë euro

Parandalohet një rast i kontrabandës në veri, mallrat kapin vlerën mbi 5 mijë euro

Policia së bashku me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës në Leposaviq.

Në njoftim thuhet se malli kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë arritur një sukses të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme të tregtisë. Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.


Më tej, në njoftim theksohet se automjeti në fjalë dyshohet se ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore.

“Vlera e mallit të kapur është mbi 5,000.00 Euro, ky sukses është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të vazhdueshme të njësive Doganës dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe tregtinë e paligjshme”, theksohet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori