LAJMI I FUNDIT:

 Parandalohet futja e substancave narkotike në burgun e Prizrenit

 Parandalohet futja e substancave narkotike në burgun e Prizrenit

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren gjatë të mërkurës oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në këtë qendër.

Një substancë narkotike është gjetur e fshehur në atlete, të cilat ishin kontrolluar pas marrjes së një informacioni konfidencial.

“Sot rreth orës 15:00h në Qendrën e Paraburgimit në Prizren pas një informacioni  konfidencial  nga Njësiti i Inteligjencës  së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në QP Prizren. Me të pranuar informacionin, oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave  me saktësisht të patikave (atleteve) kanë gjetur një sasi të dyshimtë narkotike, e cila ishte e improvizuar në mënyrë të sofistikuar”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.


Oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës.

“Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/