LAJMI I FUNDIT:

Parandalohen dy ngjarje kriminale në Shkodër e Vlorë, gjashtë të arrestuar

Parandalohen dy ngjarje kriminale në Shkodër e Vlorë, gjashtë të arrestuar

Policia e Shtetit ka parandaluar dy ngjarje kriminale, një në Shkodër dhe një në Vlorë. Sipas njoftimit të Policisë, nga ndërhyrja e Policisë janë arrestuar gjashtë persona, dy prej të cilëve u kapën në flagrancë me pistoleta gati për qitje.

“Në Vlorë, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Policia vuri në pranga 6 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, 2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje”, njofton Policia.

“Në Shkodër, Policia vuri në pranga poseduesin e një arsenali lënde shpërthyese tritol, granata, kapsolla detonatorë..etj, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij”, njoftojnë forcat e rendit.


“Gjatë 2 operacioneve, u sekuestruan në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarr përcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2 600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara”, përfundon njoftimi i policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori