LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, gazetari gjerman Martens: Rusia jashtë, Kosova brenda  

Paralajmërohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, gazetari gjerman Martens: Rusia jashtë, Kosova brenda  

Gazetari Michael Martens ka deklaruar sot Kosova ‘shumë shpejt’ do të iniciojë procesin e anëtarësimit të plotë në Këshillit të Evropës.

Ai në një postim në Twitter, duke iu referuar burimeve të tij shkruan se matematikisht dhe politikisht, shanset për sukses konsiderohen të jenë të mira.

“Rusia jashtë, Kosova brenda? Disa burime të besueshme konfirmojnë se Kosova ‘shumë shpejt’ do të iniciojë procesin e anëtarësimit të plotë në Këshillit të Evropës. Matematikisht dhe politikisht, shanset për sukses konsiderohen të jenë të mira. Më shumë në edicionin e nesërm të F.A.Z”, shkruan Martens.


Dy javë më parë presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës por sipas saj nga aplikimi deri në anëtarësim duhet një periudhë kohore.

“Ne tashmë kemi dakordimin si institucione, dhe unë si drejtuese e Politikës së Jashtme kam kërkuar që sivjet të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shteteve të ndryshme, iu është dashur kohë e ndryshme për pranim. Dikujt i është dashur 1 vjet e dikujt tjetër 5 vjet për anëtarësim. Ne po punojmë që me partnerët tanë kjo kohë të jetë sa më e shkurt”, ishte shprehur ajo, përcjell Telegrafi.

“Siç e dini më shumë se 2/3 e shteteve anëtarë të këshillit të Evropës e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe ne shpresojmë se këto do të votojnë në favorin tonë”, ishte shprehur presidentja.

Osmani: Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim në Këshillin e Evropës – anëtarësimi në NATO më i komplikuar
Lexo po ashtu Osmani: Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim në Këshillin e Evropës – anëtarësimi në NATO më i komplikuar

Optimist është shprehur edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Ai në një intervistë për KP, kishte thënë se nëse ka lobim të duhur nga Kosova, procesi mund të përfundojë me sukses.

​Optimizëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës
Lexo po ashtu ​Optimizëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

“I vetmi organ ndërkombëtar ku ne mund të anëtarësohemi shumë shpejtë dhe pa probleme ligjore është Këshilli i Evropës. Sa i përket procedurave është lehtë dhe shpejtë, pasi më shumë është vendim politik i vendeve anëtare të këshillit nëse ato e gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe ka një lobim të mirë nga ana e Kosovës, jo siç ka qenë më herët. Pra mos të bëjmë gafa diplomatike, pasi ato mund të na kushtojnë shumë. Nëse ka seriozitet nga palët, procesi mund të shkojë shumë shpejtë”, ishte shprehur Arifi.

Ndryshe, më 16 mars Federata Ruse është përjashtuar nga Këshilli i Evropës.

Këshilli është organi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.

Në një deklaratë nga Komiteti i ministrave të Këshillit thuhej se pas një takimi “të jashtëzakonshëm”, anëtarësimi i Rusisë ishte pezulluar.

Procedura për t’i dhënë fund anëtarësimit të Rusisë filloi fillimisht më 25 shkurt – një ditë pasi forcat e presidentit rus, Vladimir Putin pushtuan Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori