LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimet serbe për ç’njohje të Kosovës, MPJD akuzon Serbinë për mosrespektim të marrëveshjeve

Paralajmërimet serbe për ç’njohje të Kosovës, MPJD akuzon Serbinë për mosrespektim të marrëveshjeve

Në shtator të këtij viti skadoi moratoriumi i nënshkruar në Washington, ku Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫ’njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Me të skaduar kjo marrëveshje, Serbia ka nisur me paralajmërimet e saja  diplomatike për fushatën e ç’njohjeve të shtetësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq ka deklaruar për mediat serbe se janë dhjetë vende të gatshme të rishqyrtojnë vendimet rreth njohjes së Kosovës.

Lidhur me këto paralajmërime nga pala serbe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se Serbia nuk ka ndalur asnjëherë sulmet ndaj Kosovës dhe nuk i është përmbajtur as marrëveshjeve.

“Për fat të keq, Serbia asnjëherë nuk i ka ndalur sulmet ndaj Kosovës dhe në vazhdimësi ka punuar në drejtim të dobësimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nuk i është përmbajtur as marrëveshjeve dhe publikisht zyrtarë të këtij shteti kanë bërë thirrje për ç’njohje të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Telegrafin.

MPJD nuk deklarohet rreth paralajmërimeve të Serbisë për ç'njohje të reja, Fetahu: Shqetësuese mungesa e strategjisë nga Kosova për shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj
Lexo po ashtu MPJD nuk deklarohet rreth paralajmërimeve të Serbisë për ç'njohje të reja, Fetahu: Shqetësuese mungesa e strategjisë nga Kosova për shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj

Më tej nga ministria e Jashtme kanë deklaruar se Qeveria është duke punuar shumë në forcimin e subjektiviteti ndërkombëtar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është shumë e përkushtuar dhe çdo ditë po punon me shumë seriozitet për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët ndërkombëtar”, kanë deklaruar nga MPJD-ja.

Ndryshe, dje në një prononcim për Telegrafin njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, në Grupin për Studime Juridike Politike (GLPS), Arbër Fetahu ka thënë se ky moratorium një vjeçar është dashur të shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Jashtme për të përpiluar strategji, plane, për ta dinamizuar shërbimin e jashtëm të Kosovë nëpër botë, dhe që tutje të jenë gati për lobim zyrtar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe aplikim për pranim në to si dhe për të kërkuar njohje nga vende të tjera, të thellojë bashkëpunimin me vendet njohëse dhe ato që kanë qëndrim të luhatshëm ndaj Kosovës.

Dokumenti gjashtëmbëdhjetë pikësh në dy versione, një për palën kosovare dhe një për atë serbe, u nënshkrua më 04.09.2020, një vit më parë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori