Guillaume Galvani që është një paraglajder profesionist, është tërhequr nga kamioni Volvo, derisa është ngjitur në ajër nëpër një shteg të Maleve Dinarike në Kroaci.

Makinën e prodhuesit suedez e ka vozitur Louise Marriott, e cila e ka përshtatur shpejtësinë dhe mënyrën e lëvizjes, që ai të ngrihet në ajër, të qëndrojë lartë dhe të bie sërish në tokë, transmeton Telegrafi.


Ngjarja e rrezikshme dhe me shumë të papritura, është bërë që të tregohet qëndrueshmëria që ka kamioni nga Volvo, i cili përkundër shpejtësisë së lartë, mund të lëvizë ashtu si kërkohet.

Pas minutës së parë, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kritik kur paraglajderi ia del të manovrojë dhe të hyjë poshtë një ure. /Telegrafi/