LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për një person nga Shtipi i cili ka prodhuar dhe shitur marihuanë

Paraburgim për një person nga Shtipi i cili ka prodhuar dhe shitur marihuanë

Një person nga Shtipi është nën hetimi për prodhim të palejuar dhe shitje të marihuanës.

Prokuroria Publike Shtip dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautrizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, nga neni 215 paragrafi i parë të Kodit Penal.


Gjatë bastiesje në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur rreth tri kilogram drogë narkotike – marihuanë, të cilën në mënyrë të paautorizuar e ka shpërndarë dhe shitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori publik kompetent deri te Gjykata themelore në Shtip dorëzoi propozim për caktimin e masës paraburgim për personin e dyshuar./Telegrafi/