LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim 30 ditor për autorin e vrasjes në Çellopek të Tetovës, Prokuroria tregon si ka ndodhur ngjarja

Paraburgim 30 ditor për autorin e vrasjes në Çellopek të Tetovës, Prokuroria tregon si ka ndodhur ngjarja

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër 59-vjeçarit, banues në Çellopek, i cili dje ka vrarë dy persona dhe ka tentuar të vrasë katër persona të tjerë nga e njëjta familje.

Shkak i vrasjes së dyfishtë në Çellopek është bërë një rrugë që kanë përdorur së bashku. I dyshuari e ka takuar tani të ndjerit, kur kanë dalë në oborr dhe kanë filluar debatin për një rrugë, të cilën e kanë përdorur së bashku dhe për të cilën kanë pasur mosmarrëveshje më parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas debatit, i dyshuari ka nxjerrë një armë që e posedonte pa leje dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të viktimave. Njëri prej tyre është kundërpërgjigjur me të shtëna nga arma e zjarrit për të cilën ka pasur patentë, por i dyshuari ka marrë jetën e dy viktimave – babait dhe djalit.


Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Çellopek të Tetovës
Lexo po ashtu Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Çellopek të Tetovës

Më pas ai ka vazhduar të qëllojë në drejtim të katër personave të tjerë, të afërm të tyre, duke i shkaktuar lëndime me armë zjarri njërit prej tyre. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes pjesëtarët e SPB Tetovë, i dyshuari ka rezistuar dhe nuk ka dashur të dorëzohet, por është kapur dhe është arrestuar.

Ai po hetohet për veprën penale “vrasje” dhe do të jetë përgjegjës edhe për “vrasje në tentativë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”. Pas propozimit të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori