LAJMI I FUNDIT:

Para takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, Lajçak: Pres nga Bislimi e Petkoviq të bien dakord për hapat e zbatimit të Marrëveshjes

Para takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, Lajçak: Pres nga Bislimi e Petkoviq të bien dakord për hapat e zbatimit të Marrëveshjes

Përfaqësuesi I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e tij në Prishtinë dhe Beograd gjatë javës që po lëmë pas dhe për takimin e nesërm në Bruksel të kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.  

Lajçak, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “është mirë që jam kthyer në Bruksel pas vizitës sime në Kosovë dhe Serbi, ku udhëtova për të përgatitur terrenin për raundin tjetër të takimit të kryenegociatorëve [ Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq] në Bruksel”.

Ai tha se gjatë javës që shkoi ndalesa e tij e parë ishte në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi.


“Gjatë takimit diskutuam pritshmëritë për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe theksova nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj në Ohër. Theksova gjithashtu rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin”, ka thënë Lajçak, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se më pas ka vazhduar vizitën në veri të Kosovës për t’u takuar me bashkëbisedues të ndryshëm nga shoqëria civile dhe partitë politike dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

“Fatkeqësisht, ajo që dëgjova më shqetësoi. Prandaj, ritheksova nevojën për të shmangur çdo mundësi përshkallëzimi dhe përqendrim të plotë në normalizimin”, ka thënë Lajçak.

Ndërmjetësi në dialog, ka thënë se vizita e tij vazhdoi në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

“Gjatë takimit tonë, ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit për t’u përgatitur për takimin në Bruksel që do të zhvillohet nesër. Pres që të dy kryenegociatorët të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat eardshëm konkretë drejt zbatimit të Marrëveshjes”, ka shkruar Lajçak.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka udhëtuar drejt Brukselit, ku të hënën në Bruksel pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, i cili do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori