LAJMI I FUNDIT:

Para se të vdiste, milioneri britanik ia kishte lënë pasurinë shqiptarit (Foto)

Para se të vdiste, milioneri britanik ia kishte lënë pasurinë shqiptarit (Foto)

Një grua e moshuar nga Pembrokeshire kishte mbetur pa asgjë, pas hapjes së testamentit të partnerit të saj të ndjerë. Megjithatë ajo i shpëtoi “varfërisë” nga një gjykatës, shkruan Daily Mail.

Joan Thompson, 79-vjeçe kishte jetuar me Wynford Hodge për plotë 42 vite, deri në vdekjen e tij në moshën 94-vjeçe, transmeton Telegrafi.


Hodge kishte në pronësi fermë, parkun e karvanëve si dhe tokë dhe prona tjera, që në total kapnin vlerën e 1.5 milion funteve.

Ai nuk i kishte lënë as edhe një qindarkë gruas së tij Thompson, por të gjitha këto ia kishte lënë qiraxhinjve që ishin shumë të mirë dhe kujdeseshin për të në vitet e fundit të jetës.

Në letrën e testamentit që e kishte lënë, Hodge nuk dëshironte që gruaja e tij Joan dhe katër fëmijët e tyre të trashëgojnë pasurinë e tij.

Ai madje e kishte përshkruar “gjendjen financiare” të gruas së tij si të mirë, duke thënë se “kishte financat e saj” dhe se nuk ka nevojë për para.

Por, gjykatësi Milëyn Jarman ka thënë se ishte bërë një “gabim”, dhe se Thompsonit në fakt i janë lënë 2500 funte.

Thompson e cila jeton në një shtëpi të pleqve ka kërkuar nga gjykata që t’i rikthehet pasuria. Tani gjykatësi Jarman me anë të një ligji të veçantë rishkroi vullnetin e pasanikut, duke i dhënë gruas një pronë që kapë vlerën e 225 mijë funte. Ajo gjithashtu ka marrë afro 190 funte para për t’i paguar shpenzimet për renovimin e vilës.

Hodge që vuante nga kanceri në prostatë, kishte shkruar më shumë se 10 testamente para vdekjes së tij, të cilat i më pas i kishte dërguar në gjykatën e lartë të Cardiff-it.

Pak para se të vdiste në spital, ai i kishte thënë Thompsonit që të mos brengoset dhe se gjithçka do të shkonte mirë, ka thënë gjykatësi.

Por, në testamentin e fundi të cilin e kishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2016, Hodge ua kishte lënë të gjitha qiraxhinjve Karla Evans dhe shqiptarit Agon Berishës.

Çifti që punon në parkun e karvanëve, janë bërë milioner menjëherë pas vdekjes së Hodge.

Prindërit e dy fëmijëve, kishin marrë me qira një shtëpi të quajtur Penffordd në Narbeth nga Hodge, ku ndihmonin pa kurrfarë rroge plakun.

Por, kur është pyetur Evans nëse ka ëndërruar të bëhet milionere ajo është përgjigjur: “nuk kam dashur të bëhem milionere, pasi do të isha e kënaqur të kem para për pushime dhe të kujdeset për fëmijët”. /Telegrafi/