LAJMI I FUNDIT:

Para se ta largojë nga prodhimi, Mercedes sjellë edicionin e limituar të modelit G-Class (Foto)

Para se ta largojë nga prodhimi, Mercedes sjellë edicionin e limituar të modelit G-Class (Foto)

Modeli G-Class që është lansuar për herë të parë më 1990, ka qenë shumë i pëlqyer në treg, mirëpo me avancimet teknologjike, ai ka ardhur deri tek “pensionimi”.

Për ta larguar si duhet nga prodhimi dhe zëvendësuar me një model krejtësisht të ri, Mercedes ka vendosur ta lansojë një edicion të limituar në janar të 2018-ës, transmeton Telegrafi.

Vetëm 463 njësi nga ky lansim do të jenë në dispozicion, ndërsa do të kushtojnë nga 104 mijë euro.

Me këtë rast, Mercedes pritet të shënojë edhe 40 vjetorin e makinave, që janë të afta të lëvizin nëpër të gjitha terrenet.

Në anën tjetër, modelin e moderuar nga linja G-Class, pritet ta shohim në fund të vitit që vjen. /Telegrafi/