LAJMI I FUNDIT:

Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

Nëse kërkesat e diplomatëve ndërkombëtarë nuk pranohen, nga vet ata u tha se përgjigja nuk do të jetë në favor të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Por, detaje për sanksionet e paralajmëruara të njëjtit nuk kanë dhënë. Sipas njohësve të çështjeve politike, para sanksioneve duhet të gjendet një zgjidhje tjetër për këtë situatë.

Reklama

Përjashtimi nga ushtrimi “Defender Europe” ishte “shuplaka” e parë që e mori Kosova pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Por mesa duket, nëse kërkesat e ndërkombëtarëve për situatën në veri nuk plotësohen, sanksionet nuk do të ndalen me kaq.

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar paralajmëroi të martën se nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen, atëherë mesazhi që do të përçohet nuk do jetë në favor të kryeministrit Albin Kurti.

Gjithsesi, njëri nga ministrat e shefit të Qeverisë, nuk është në dijeni për diçka të tillë.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë listë të tillë dhe nuk mund të përgjigjem për këtë çështje, pikat që duhet të pajtohemi të gjithë është që ligjshmëria të mbizotëroj në të gjithë vendin”, ka deklaruar Hekuran Murati – Ministër i Financave.

Ndërkohë, njohësi i rrethanave politike, Dorajet Imeri po vlerëson që para sanksioneve, do të gjendet një zgjidhje tjetër për situatën e krijuar.

“Prirem të besoj që SHBA-të nuk kanë sanksione për Kosovën në asnjë rrethanë dhe kam besim të plotë që këto situate do të tejkalohen, por jemi këtu për të parë e dëshmuar se kemi pasur të drejtë, nuk është e drejtë që të dëmtohet një palë e cila po ashtu është e dëmtuar gjatë procesit”, ka thënë Imeri.

Emisari Escobar ka përmendur se do të pres deri të premten një përgjigje nga palët në kërkesat e tij dhe homologut nga BE-ja, Miroslav Lajçak./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Asnjë fakt nuk po e bind Bashkimin Evropian për sanksione ndaj Serbisë, analistët flasin për hezitimin e BE-së

Asnjë fakt nuk po e bind Bashkimin Evropian për sanksione ndaj Serbisë, analistët flasin për hezitimin e BE-së

Lajme
Iu vra i biri dhe iu dogj kufoma e tij, Avdi Bytyqi: Du me ditë pse ma vranë djalin

Iu vra i biri dhe iu dogj kufoma e tij, Avdi Bytyqi: Du me ditë pse ma vranë djalin

Drejtësi
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

Siguri
Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Lajme
Fotoreporteri i NYT: Kam mbuluar disa luftëra, ajo në Kosovë më e tmerrshmja

Fotoreporteri i NYT: Kam mbuluar disa luftëra, ajo në Kosovë më e tmerrshmja

Drejtësi
Kalo në kategori