LAJMI I FUNDIT:

Para largimit prej Barcës, Iniesta me lot në sy: Tifozët më emocionuan, ditët si kjo më bëjnë të lumtur

Para largimit prej Barcës, Iniesta me lot në sy: Tifozët më emocionuan, ditët si kjo më bëjnë të lumtur

Barcelona ka fituar trofeun e 30 të Copa del Reyt dhe të katërtin radhazi.

Katalunasit në finale kanë shkatërruar me rezultat 5-0 skuadrën andaluziane të Barcelonës.

Një ndër protagonistët kryesor të takimit dhe realizator i një goli, Andres Iniesta ka folur për mediat spanjolle pas përfundimit të takimit.


Por, “Manchego” nuk zbuloi të ardhmen e tij, megjithëse sugjerimet e dërgojnë drejt kampionatit të Kinës.

Andres Iniesta me trofeun e Copa del Rey (Getty Images)

“Vendimi është pak i qartë. Këtë javë do ta bëj publike vendimin tim, por përtej asaj që na bën të lumtur janë ditët si sot. Kisha një dëshirë të madhe sot që ta fitonim këtë trofe dhe që nga minuta e parë gjithçka funksionoi mirë”.

“Ishte një natë e madhe në të gjitha aspektet, kolektive dhe personale. Është një titull që na bën shumë të ngazëllyer dhe ne do të përpiqemi ta shtojmë në fund të sezonit edhe të La Ligës”.

“Ekipi dhe tifozët e meritojnë një 10. Ata të dhurojnë shumë emocione, të inkurajojnë tejet shumë. Jam i lumtur. Edhe pse të gjithë mendojmë për ndeshjen e Romës, ku këta tifozë e meritojnë suksesin”, tha kapiteni.

Futbollisti gjatë gjithë karrierës me Barcën ka fituar tetë tituj të La Ligës, gjashtë Copa del Rey dhe katër Liga të Kampionëve.

Të gjitha trofetë e fituar me Barcelonën:

La Liga: 2004–05, 2005–06, 2008–09, 2009–10, 2010–11, 2012–13, 2014–15, 2015–16
Copa del Rey: 2008–09, 2011–12, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18
Superkupa e Spanjës: 2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016
Liga e Kampionëve: 2005–06, 2008–09, 2010–11, 2014–15
UEFA Super Cup: 2009, 2011, 2015
FIFA Club World Cup: 2009, 2011, 2015

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori