Njëzet vjet më parë, kur ata qëndronin para portës së Pallatit të Kensingtonit si djem të rinj, zemrat e tyre thyen në dhimbje ndërsa përpiqeshin të vinin në pikëpyetje të madhe, humbjen e nënës së tyre.
Dhe historia e sotme përsëriti veten kur Uilliam dhe Harry u kthyen në shtëpinë e nënës së tyre për të parë buqetat me lule të së ndjerës Princeshës Diana, në përkujtimin e 20 vjetorit të vdekjes së saj në një aksident automobilistik në Paris, më 31 gusht 1997, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Dhe historia e sotme përsëriti veten kur Uilliam dhe Harry u kthyen në shtëpinë e nënës së tyre për të parë buqetat me lule të së ndjerës Princeshës Diana, në përkujtimin e 20 vjetorit të vdekjes së saj në një aksident automobilistik në Paris, më 31 gusht 1997.
Dy dekada më parë, William, 15 vjeç dhe Harry, 11 vjeç, ishin veshur me kostume të errët, me këpucët të zeza, ndërsa sot të dy kanë zgjedhur një pamje shumë më të rastësishme.
Çzimet të thjeshta, setra ngjyrë gri dhe këmisha me qafa të hapur ishin në kontrast të thellë me rrobat e tyre të vajtimit të 20 viteve më parë.
Atyre iu deshën disa minuta për të lexuar kartat dhe banderolat e lidhura me portat e pallatit.
Duka bisedoi me vëllain e tij të vogël gjatë kohës që kishin vizituar në javën pasi Diana vdiq dhe vuri në dukje se ku doli detaji i 1997-s, duke thënë: “Herën e fundit, ajo ishte e gjitha poshtë.”
Më herët, princat u bashkuan nga dukesha e Kembrixhit, për një shëtitje në Kopshtin e Bardhë, i cili është mbjellë në kujtesën e Princeshës për të shënuar dy dekada që kur vdiq.
Gjatë angazhimit u takuan me përfaqësues nga tetë bamirësit më të afërt me zemrën e Dianës dhe princat ishin të etur për të mësuar më shumë se si nëna e tyre bëri revolucion.
“Më tregoni një histori për nënën time”, i kërkoi Princi Harry, ndërsa endej në mes të pranishmëve.
Drejtori Kombëtar i Baletit Tamara Rojo u tha atyre se shumë prodhime të njohura u organizuan vetëm për shkak të fondeve që Princesha Diana kishte bërë gjatë jetës së saj, duke shtuar: “Kjo është diçka për të cilën ne kemi arsye të festojmë”.
Uilliam tha: “Kemi shumë fotografi. Mbaj mend atë duke më treguar mua këpucët e baletit që ajo i kishte marrë (nga ENB), dhe ishte kaq krenare për ta. Ajo e donte vallëzimin, ajo ishte një balerinë fantastike”.
Dukesha tha se Princesha Charlotte tani po mëson të kërcejë, duke shtuar se: “Ajo e do absolutisht vallëzimin”.
Ndërkohë, Drejtori Kombëtar i Balteti tha se ENB drejton një program me shfaqje të shkurtra klasike, ndërsa William shtoi: “Ne patjetër duhet të vijmë”.
Duke takuar përfaqësuesit e Spitalit të Madh “Ormond Street”, Duka kujtoi se si nëna e tij qëndroi pranë tij aty kur ai u pranua në moshën nëntë vjeç, pasi një aksident e la atë me pasoja në shikim.
“Kam marrë kujdes shumë të mirë,” tha ai.
Ndërkohë pas ndërprerjes së bisedës me Cally Palmer, drejtoresha ekzekutive Royal Marsden dhe Phyllis Cunningham (ish-drejtori i saj ekzekutiv), i thonin se nëna e tij ishte ‘aq e ngritur’ duke takuar pacientët dhe ‘duke u përpjekur t’i mbushte me gëzim’.
Duka i kërkoi falje stafit të bamirësisë për motin me shi, duke u tallur me shakanë: “Unë mendoj se është një kopsht, i cili ka nevojë për ujitje”.
Ndërkohë që gjithçka më pas ka vazhduar me homazhet që Ulliam dhe Harry bënë në nder të nënës së tyre, princeshës Diana.
Moti me shi shkaktoi që dy ata të shfaqeshin me çadra, por që gjithsesi dukeshin bukur me paraqitjen e tyre.
Dy princërit jepnin imazhin e dy vëllezërve të bashkuar, të cilët kujtonin plot emocion më të shtrenjtën e tyre, e cila u largua nga kjo botë, duke iu lënë atyre forcën e bashkimit dhe një zemër të pastër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar
Elon Musk nuk shkoi i vetëm në inaugurimin e Trump, shoqërohej si rrallëherë nga Shivon Zilis
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit
“Ke rrahur një femër” - debat i ashpër mes Gertit dhe Laertit, ky i fundit humb qetësinë dhe 'shpërthen' në lot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!