LAJMI I FUNDIT:

Papandreu: Greqia duhet të ndërmerr iniciativë për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe problemet greko-turke

Papandreu: Greqia duhet të ndërmerr iniciativë për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe problemet greko-turke

Greqia duhet të udhëheq diplomaci aktive për zgjidhjen e çështjeve të hapura nga politika e jashtme siç është kontesti me emrin dhe problemet turko-greke, ka thënë ish kryeministri grek Jorgos Papandreu për agjencinë informative greke, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Papandreut, diplomacia greke duhet të jetë pro-aktive rreth çështjeve të hapura dhe të propozojë ide në drejtim të interesave kombëtare greke, pa pritur ide dhe sugjerime nga pala tjetër.


“Greqia pandërprerë duhet të ndërmerr iniciativa dhe të ofrojë propozime për zgjidhjen e çdo problemi. E kam thënë dhe gjithnjë do ta them: problemi me të cilin nuk ballafaqoheni, nuk do të zgjodhët por do të fillojë të kalbet. Dhe nëse duhet të zgjidhet, është në interesin tonë të zgjidhet në bazë të propozimeve tona. Nuk duhet ta presim askënd – ka thënë Papandreu.

Ai thekson se nuk ka nevojë për frikë rreth çështjeve të hapura me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Turqinë, sepse në anën e saj e ka të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane. Ai thekson se autoritetet greke edhe më tej duhet të vazhdojnë ti përkrahin ambiciet evropiane të Maqedonisë, por edhe të Shqipërisë dhe Turqisë.

“Ne duhet ta përkrahim perspektivën e tyre aderuese në BE, pa përjashtime për sa i përket harmonizimit të tyre me parimet evropiane – ka shtuar ish kryeministri grek./Telegrafi/