LAJMI I FUNDIT:

Papadopoulou: EULEX-i do ta vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën

Papadopoulou: EULEX-i do ta vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim edhe shefen e re të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Me shefen e EULEX-it, kreu i shtetit ka diskutuar për bashkëpunimin e mirë të institucioneve të Kosovës me EULEX-in, për shtimin e kapaciteteve të reja dhe për sfidat e institucioneve të drejtësisë, thuhet në njoftimin e Presidencës.


“Bashkëpunimi me institucionet dhe puna e mirë e EULEX-it kanë bërë që deri më tani ky mision të ketë shumë suksese në Kosovë. Falë mbështetjes së EULEX-it edhe institucionet tona të drejtësisë janë fuqizuar dhe kanë rritur kapacitetet e tyre të punës”, është shprehur presidenti Thaçi.

Ndërsa, shefja e re e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, tha se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe brenda përgjegjësive që ka gjithnjë do t’i mbështesë ato.

“Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në konsolidimin e sundimit të së drejtës”, theksoi presidenti Thaçi. /Telegrafi/