LAJMI I FUNDIT:

Papa Françeskut i dhurojnë Lamborghini të ri me shirit të artë, ai e nxjerr në ankand dhe paratë e mbledhura nga shitja i dedikon për qëllime bamirëse (Foto/Video)

Papa Françeskut i dhurojnë Lamborghini të ri me shirit të artë, ai e nxjerr në ankand dhe paratë e mbledhura nga shitja i dedikon për qëllime bamirëse (Foto/Video)

Prodhuesi italian i veturave luksoze sportive Lamborghini, i ka dhuruar Papa Françeskut modelin e ri Huracane me shirit të artë, i cili do të dal në ankand, kurse shuma e mbledhur nga shitja e veturës do të dedikohet për qëllime bamirëse.

Paratë kryesisht do të dedikohen për rindërtimin e shtëpive, kishave dhe objekteve tjera që janë shkatërruar në Nineves të Irakut nga organizata terroriste “Shteti Islamik”, transmeton Telegrafi.


Vatikani njoftoi se qëllimi është që të krishterët që ishin larguar nga lufta të  kthehen tek rrënjët e tyre. Por, një pjesë e parave do të dedikohen për misione tjera bamirëse siç janë ndihmat humanitare në Afrikë.

Zyrtarët e Lamborghini i kanë dhuruar sot Papës veturën luksoze. Ndërkaq versioni i mëhershëm i modelit Huracane që për herë të parë ishte paraqitur në rrugë në vitin 2014, shitej për 183 mijë euro. Por ,versioni special i prodhuar për misionet bamirëse të Papës sigurisht se do ta ketë çmimin edhe më të majmë.

Papa Françesku në vendlindjen e tij në Buenos Aires kishte udhëtuar me transportin publik, dhe vazhdimisht kritikon ata që shpenzojnë shuma marramendëse në modele të reja të veturave dhe telefonave mobil.

Kurse që kur është bërë Papë, në Vatikan është vozitur me Ford Focus, kurse në udhëtime jashtë vendit vazhdimisht refuzon veturat luksoze dhe të blinduara, dhe vozitet me Fiat apo Kia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori