Papa Françesku ka martuar dy pjesëtarë të ekuipazhit të aviokompanisë kiliane "Latam" në aeroplanin e Papës, gjatë udhëtimit nga qyteti Santiago në Ikik në pjesën veriore të Kilit.

Nusja Paola Podest dhe dhëndri Carlos Chufardi kanë thënë "po", pasi pranuan se dasmën e kishin kryer qysh në vitin 2010, transmeton Telegrafi.


2 122

Dyshja kanë pranuar se martesën në kishë nuk kishin mundur ta bëjnë, për shkak të tërmetit të fuqishëm që kishte goditur Kilin në vitin 2010.

3 102

Kështu Papa u pajtua që t'i martojë gjatë udhëtimit me aeroplan, vendim ky që gëzoi tej mase dyshen.

4

Nusja ka deklaruar para gazetarëve se Papa i kishte thënë se është një martesë "historike" për faktin se asnjë Papë më parë nuk kishte martuar një çift në aeroplan. /Telegrafi/

5 1

6