LAJMI I FUNDIT:

Panxha: Prodhuesit vendor mos t’i ngrisin çmimet, pas taksës për produktet nga Serbia dhe Bosnja (Video)

Panxha: Prodhuesit vendor mos t’i ngrisin çmimet, pas taksës për produktet nga Serbia dhe Bosnja (Video)

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka kërkuar nga bizneset që mos t’i ngrisin çmimet e produkteve pas vendosjes së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës, për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Panxha: Taksa për mallrat jo e mjaftueshme, duhet 'embargo totale' ndaj Serbisë (Video)
Lexo po ashtu Panxha: Taksa për mallrat jo e mjaftueshme, duhet 'embargo totale' ndaj Serbisë (Video)

Ai u ka bërë thirrje bizneseve që të mos kenë spekulime me ngritjen e çmimeve në këtë fazë.


“Në këtë aspekt më shumë do të preken produktet e ushqimit, ku ne si shoqatë u bëjmë apel prodhuesve vendor që të mos ketë spekulime me ngritjen e çmimeve, përkundrazi t’i ulin çmimet në këtë fazë sepse kemi të bëjmë më një fazë që është e ndjeshme për ekonominë dhe shtetin tonë”, ka thënë Astrit Panxha.
Ndryshe Qeveria e Kosovës ka vendosur të martën vendosjen e taksës prej 10 për qind për prodhimet që importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja si përgjigje ndaj këtyre shteteve, për pengesat që i bëjnë prodhuesve vendorë gjatë eksportit. /Telegrafi/