LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë, jam trajner dhe punoj me shumë qetësi

Panucci: Jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë, jam trajner dhe punoj me shumë qetësi
Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, e pranoi në konferencën për shtyp para miqësores së tij me Uellsin se ka gabuar më idetë e tij për ta çuar drejt suksesit ekipin në Ligën e Kombeve.

Sipas italianit, duhet të bëjë diçka ndryshe, për të tentuat kualifikimin në eliminatoret e Evropianit.

“Si është raporti me Dukën, keni diskutuar për të ardhmen? Do të jetë ndeshja juaj e fundit? Pyetjen duhet t’ia bësh Dukës, jo mua. Unë jam trajner dhe punoj me shumë qetësi, duke u përpjekur të ruaj ekulibrat. Janë shumë të vërteta që nuk thuhen, unë duhet të zgjidh problemet e ekipit, kjo është detyra ime”.


Mbrojtësi i Uellsit do të përpiqet ta huazojë aeroplanin 10 milionësh të Bale që familja e tij të udhëtojë për në Shqipëri
Lexo po ashtu Mbrojtësi i Uellsit do të përpiqet ta huazojë aeroplanin 10 milionësh të Bale që familja e tij të udhëtojë për në Shqipëri

“Si mund të dilet nga kjo situatë? Unë jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë. Kur mbërrita unë, skuadra ishte e katërta dhe mbërriti e treta. Më pas erdhi një vit shumë i vështirë. Askujt nuk intereson të thotë që prej viti e gjysmë kësaj skuadre i mungojnë 6-7 lojtarë. Mendojmë se jemi Gjermania apo Brazili. 12 lojtarë që unë kam thirrur, nuk luajnë me klubet e tyre. Në vitin 2016 Shqipëria shkoi në Evropian. Mos vallë e ka detyrim të shkojë çdo vit!? Po të jetë i gjithë grupi në dispozicion, atëherë mund të tentojnë Evropianin”.

“Duke qenë se jam unë përgjegjësi për këtë situatë, sepse u përpoqa të sjell një ide për futbollin, për Ligën e Kombeve, duke qenë se njerëzit janë arrogantë, nuk e kam problem të them se duhet të ndryshojmë, sepse nuk kam kohë të punoj me skuadrën dhe t’i jap kondicionin e duhur fizik. Ideja për një Shqipëri sulmuese, ishte e gabuar. Për këtë arsye duhet të bëj një futboll ndryshe. Historia tregon një të vërtetë tjetër. Unë nuk jam idiot, duhet të ndryshojmë, sepse, po të vazhdojmë kështu, vë në vështirësi lojtarët”.

Bale ka vendosur të bëjë 4,052 kilometra për t'u përballur me Shqipërinë, Realit nuk po i pëlqen kjo
Lexo po ashtu Bale ka vendosur të bëjë 4,052 kilometra për t'u përballur me Shqipërinë, Realit nuk po i pëlqen kjo

“Çfarë duhet të ndryshojë te Shqipëria? Duhet një krenari e madhe, të jemi seriozë. Kur dëgjoj një stadium që më ofendon, me të drejtë, vuaj shumë. Punën provoj ta bëj me shumë seriozitet. E pranoj që kam gabuar me idenë e futbollit që do të sillja. Do të ndryshojmë dhe shpresoj të jetë rruga e duhur.

“Ndoshta keni qenë euforik kur e morët drejtimin e Shqipërisë, pra për atë që premtuat? Ideja që kisha unë nuk solli efikasitet, u pa deri në ndeshjen me Norvegjinë, ku na munguan shumë lojtarë. Nëse do t’i stërvitja çdo ditë djemtë do të ishte ndryshe. Pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve kanë rënë nga kategoria, por nuk kam menduar se do të heqin trajnerin. Ndërrimi i trajnerit për mua është i fundit”, ka thënë Panucci. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori