LAJMI I FUNDIT:

Pantallonat që zgjatin figurën dhe mund t’i vishni në punë ose për një takim në mbrëmje

Pantallonat që zgjatin figurën dhe mund t’i vishni në punë ose për një takim në mbrëmje
gettyimages

Ju duhen këtë dimër

Nuk është e lehtë të gjesh pantallona të cilat zgjasin figurën, por Katie Holmes e di mirë cilin model duhet ta veshë


Kjo aktore shpesh gjendet në shënjestër të kritikave për shkak të zgjedhjes së saj të modës, këtë herë ka bërë një hit të madh.

Modeli “oversize” me këmbë të gjera është rrobë e veshjes ideale edhe për këtë sezon, andaj me të nuk mund të gaboni, transmeton Telegrafi.

gettyimages

Është e mrekullueshme që këto pantallona janë elegante dhe të rehatshme në të njëjtën kohë, që do të thotë se ato mund të vishen në raste të ndryshme, përfshirë në punë, dhe janë të përshtatshme edhe për një mbrëmje jashtë.

Katie Holmes zgjodhi pantallonat të gjera ngjyrë ari, të cilat i kombinoi me këpucë argjendi me majë dhe çorape të zeza të tejdukshme. Një xhaketë lëkure e gjerë, një këmishë e bardhë dhe një çantë dore jeshile e kompletuan stilimin e saj.

gettyimages

/Telegrafi/