Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi u panë duke dalë nga festa pas mbrëmjes së çmimeve britanike të modës të Charlotte Tilbury në orën 3 të mëngjesit.

Çifti dukej se kishte kaluar një natë argëtuese, ndërsa dilnin nga festa e mbushur me personazhe të famshëm, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 33-vjeçare dukej mahnitëse në tapetin e kuq, duke veshur një fustan të zi me shpinë jashtë që nxirrte në pah aksesorët protetikë në shpinën e saj.

tik1

Interpretuesja e hitit "Lonely Together” ndërroi veshjen përgjatë mbrëmjes, pasi ishte ftuar të performonte për një sesion muzikor.

Duke lejuar që aksesorët të flisnin vetë, ajo i shtoi pamjes edhe më shumë shkëlqim me një palë pantallona të thjeshta që i kombinoi me këpucë të zeza të thjeshta.

tik2

Rita u shoqërua nga bashkëshorti i saj Taika, 48-vjeç, i cili dukej shumë elegant me një veshje të tërësisht të zezë.

Regjisori nga Zelanda e Re, mbante të veshur mbi këmishë një pallto të gjatë të zezë, pantallona të zeza dhe këpucë të shndritshme.

tik3

Yjet si Kate Moss, Amal Clooney dhe Gwyneth Paltrow ishin gjithashtu pjesë e mbrëmjes së çmimeve britanike të modës për vitin 2023.

Ngjarja, e prezantuar nga marka e bizhuterive “Pandora”, u organizua në vendin ikonik të Londrës, “Royal Albert Hall” mbrëmjen e së hënës.

tik4

Mbrëmja, e drejtuar nga prezantuesja britanike Maya Jama dhe artisti muzikor Kojey Radical, ndau gjithsej 16 çmime në fushën e modës.

Ngjarja shërben si mbledhësi kryesor i fondeve për Fondacionin BFC, i cili mbështet rritjen dhe suksesin e ardhshëm të industrisë britanike të modës përmes fokusit në arsim, dhënien e granteve dhe mentorimin e bizneseve. /Telegrafi/

tik5

tik6