LAJMI I FUNDIT:

“Pandemia e coronavirusit”, krizë në martesën e Kim Kardashian dhe Kanye West?

“Pandemia e coronavirusit”, krizë në martesën e Kim Kardashian dhe Kanye West?

Ata festuan përvjetorin e gjashtë të martesës gjatë fundjavës.

Por, nuk ka qenë një ditë edhe aq e mirë për Kim Kardashian dhe Kanye West ndërsa po qëndrojmë akoma të izoluar për shkak të COVID-19.

Ylli televiziv, 39-vjeçe dhe reperi, 42-vjeçar raportohet se kanë qenë në ‘faqe të ndryshme’ këtë periudhë sipas një burimi të “Us Weekly”.


Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Marc Piasecki/WireImage)

Çifti i fuqishëm kanë qenë të karantinuar nga coronavirusi me katër fëmijët e tyre – North, 6, Saint, 4, Chicago, 2 dhe Psalm, 12 muajsh – por nuk kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

“Nganjëherë ata janë në faqe të ndryshme. Ajo zgjohet herët dhe ushtron, ndërsa ai zgjohet vonë”, ka thënë burimi. “Kim është duke ushtruar gjithnjë dhe duke i bërë gjërat e saj. Kanye ka një kohë më të vështirë pasi nuk ka një rutinë si të Kim”.

Kim Kardashian surprizohet nga Kanye West për përvjetorin e gjashtë të martesës
Lexo po ashtu Kim Kardashian surprizohet nga Kanye West për përvjetorin e gjashtë të martesës

Pavarësisht nga rrethanat të dy kanë bërë çmos që gjërat e tyre të funksionojnë si është më së miri.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images/Guliver)

E gjitha kjo vjen vetëm disa ditë pasi dyshja festuan përvjetorin e martesës dhe Kim ishte ajo që ndau buqetën me lule që Kanye ia dhuroi për ditën e tyre të rëndësishme.

Kjo po ashtu erdhi mes thashethemeve të shumta se marrëdhënia e çiftit me profil të lartë u përkeqësua pasi ata vazhdojnë të jenë të izoluar mes pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori