Komuna e Malishevës është ndër komunat që shënuan raste e para me COVID-19 në Kosovë. E përkundër kësaj në këtë komunë, thonë se kanë arritur ta menaxhojnë shumë mirë situatën pandemike.
Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha për KosovaPress, ka thënë se më 14 mars ky qytet regjistroi rastin e parë me coronavirus, dhe si pasojë e kësaj, kjo komunë u karantinua për 51 ditë.
Po ashtu, si pasojë e kësaj dhe shumë masave të tjera që mori qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë, Berisha thotë se janë shkaktuar dëme të mëdha tek bizneset.
Për t’u dalë në ndihmë bizneseve që pësuan humbje për shkak të masave të marra me qëllim të parandalimit më COVID-19, Malisheva është duke përgatitur një pako që përfshinë lehtësira.
“Dëmet janë të mëdha, komuna me kapacitetet e veta i ka ndërmarrë të gjitha masat për t’u dal në ndihmë bizneseve dhe do shohim në vazhdim në kontinuitet sepse pandemia nuk ka përfunduar dhe pothuajse nuk po shihet fundi i saj dhe ne do jemi si qeveri lokale për t’i përkrahur bizneset, meqenëse dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme. Mirëfilli nuk kanë humbur vetëm bizneset por kemi humbur në të gjitha poret e jetës me vonesa në mësim dhe gjithçka tjetër. […] Është duke u përgatitur një pako e tërësishme se cila do t’iu ndihmoj bizneseve dhe do t’i dalim në ndihmë duke përfshirë lirim nga taksat dhe eventualisht do shohim mundësitë tjera materiale të cilat i ka komuna nga buxheti i saj”, tha ai.
Nënkryetari i qytetit të Malishevës për KosovaPress, ka thënë se nga marsi deri në fund të vitit, kjo komunë ka regjistruar rreth 550 persona të infektuar me coronavirus, prej tyre mbi 30 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-it.
Por Berisha deklaron se fal menaxhimit të suksesshëm arritën të jenë në zonën e gjelbër që paraqet rrezikshmërinë më të ulët për infektim.
Nga muaji nëntor kjo komunë mbeti edhe pa zot shtëpie, pasi kryetari i Malishevës, Ragip Begaj u infektua me COVID-19, dhe gjendja e tij shëndetësore ishte e vështirë.
Nënkryetari Hajdin Berisha thotë se mungesa e Begajt ka qenë sfidë e dyfishtë për Malishevën, krahas sfidës për menaxhimin e pandemisë.
“Ka qenë e vështirë mungesa e tij megjithatë të gjitha vijat të cilat i kemi vendosur nga fillimi i pandemisë i kemi vazhduar ndoshta me elan të shtuar dhe në mungesë të kryetarit kemi vazhduar të punojmë me elan të shtuar duke marrë parasysh se jemi kujdesur dhe jemi brengosur edhe për shëndetin e tij dhe çdo qytetari tjetër të komunës së Malishevës. Është fat i mirë që tani kryetari e ka kaluar dhe COVID-in por që janë disa pasoja dhe ende është duke vazhduar shërimi dhe rekuperimi i tij. Unë po besoj që shumë shpejt kryetari do kthehet në vendin e tij të punës t’i marrë obligimet dhe detyrat që i ka karshi qytetarit të Malishevës. Por dua të them se ka qenë sfidë ndoshta e dyfishtë mungesa e kryetarit prej që ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, deklaroi nënkryetari Berisha.
Komuna e Malishevës më 14 mars identifikoi qytetarin e parë të prekur me coronavirus, ishte 37 vjeçarja me vend qëndrim në Itali./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Alarmon Rafuna, bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër