LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 dhe BREXIT do t’i kushtojë rreth 150 miliardë euro në vit Britanisë së Madhe

Pandemia COVID-19 dhe BREXIT do t’i kushtojë rreth 150 miliardë euro në vit Britanisë së Madhe

Kriza e pandemisë COVID-19 dhe dështimi për të arritur një marrëveshje tregtare pas BREXIT-it me Bashkimin Evropian, mund t’i kushtojë Britanisë së Madhe rreth 150 miliardë euro çdo vit në Produktin e Brendshëm Bruto.

Kështu thuhet në studimin “E ardhmja e Britanisë së Madhe: Realiteti i përbashkët i BREXIT-it dhe COVID-19”, të realizuar nga firma Baker & Mckenzie, përcjell Telegrafi.

Kryeministri Boris Johnson ka caktuar 15 tetorin si një afat për arritjen e marrëveshjes tregtare, që do të hyjë në fuqi kur Britania e Madhe të përfundojë periudhën e tranzicionit në fund të këtij viti.

Raporti thotë se pandemia COVID-19 do të reduktojë PBB-në e vendit me 2.2 për qind poshtë niveleve të pritura. Përveç kësaj, BREXIT edhe nëse arrihet një marrëveshje tregtare, do t’i shkurtojë vendit 3.1 për qind të PBB-së në afat-gjatë. Megjithatë, marrëveshja tregtare është e rëndësishme, pasi nëse ajo nuk arrihet, kosto e BREXIT-it do të rritej në 3.9 për qind të PBB në afat-gjatë.

“Pavarësisht përgatitjeve nga bizneset për të kompensuar kostot shtesë të BREXIT-it, duke rikonfiguruar zinxhirët e furnizimit, rënie e të ardhurave në eksporte për prodhuesit britanikë do të jetë e madhe”, thuhet në studim.

Kundërshtuesit e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian thonë se, BREXIT do t’i kushtojë shtrenjtë vendit, si në para edhe në fuqi, për dekada me radhë. Nga ana tjetër, përkrahësit e BREXIT-it thonë se do të ketë kosto në afat-shkurtër, por në të ardhmen, përfitimet politike dhe ekonomike do të tejkalojnë kostot, ndërkohë që Britania do jetë e lirë të caktojë prioritetet e veta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori