LAJMI I FUNDIT:

Pandemia bllokon transportin, 72 vjeçarja shqiptare udhëton 3 orë si në mesjetë për të siguruar ilaçe

Pandemia bllokon transportin, 72 vjeçarja shqiptare udhëton 3 orë si në mesjetë për të siguruar ilaçe

Mungesa e ilaçeve dhe ushqimeve e ka detyruar një grua 72 vjeçare të udhëtojë si në mesjetë me mushkë nga fshati Qafë Dardhë, për në Librazhd.

Ajo u lodh shumë gjatë rrugës. Pasi mori ilaçet në qytet u ul në tokë për ti pirë. Vule Poçi me të mbaruar punë vazhdoi rrugën duke ecur me vështirësi në këtë urë të amortizuar. U rikthye në dalje të qytetit të Librazhdit ku kishte lidhur mushkën.

“Mirë do të ishte të kishte një furgon, por e kanë hequr, ka tre muaj. S’kishte kush të mi sillte ilaçet, bënin 40 mijë lekë, por 20 i mora dhe 20 për herë tjetër se nuk kisha mundësi”, u shpreh ajo.


Teksa pushon pak dhe ha bukë me gjizë tregon për sëmundjet dhe vështirësitë me të cilat po përballen familjarët e saj.

“Kam një djalë të sëmurë në shtëpi. Dy fëmijë i ka jetim. Presim që të ndahen pensionet që të marrim diçka”, u shpreh ajo.

Nënë Vulen e shoqëronte nusja e djalit që ka ndërruar jetë.

“S’kemi ushqime, s’kemi asgjë”, thotë nusja e djalit.

Pasi ngarkuan me ushqime mushkën dy gratë u nisën sërish për në fshat përmes një shtegu të vështirë./abcnews.al

Video

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori