LAJMI I FUNDIT:

Pancho Villa: Historia e njeriut që filloi jetën e banditit që në moshën 16 vjeçare dhe më pas u bë një lider revolucionar (Foto)

Pancho Villa: Historia e njeriut që filloi jetën e banditit që në moshën 16 vjeçare dhe më pas u bë një lider revolucionar (Foto)

Lindur më 5 qershor të vitit 1878, në San Juan del Rio, Meksikë, Pancho Villa nisi si një bandit i cili u frymëzua më vonë nga reformatori Francisco Madero, duke e ndihmuar atë për të fituar Revolucionin meksikan.

Pas një grusht shteti nga Victoriano Huerta, Villa formoi ushtrinë e vet për të kundërshtuar diktatorin, me më shumë beteja të tjera më pas, pasi lidershipi meksikan mbeti në një “gjendje fluksi”. Ai u vra më 20 korrik të vitit 1923, në Parral, Meksikë.


Lindja e një banditi

Sipas një biografie të tij, përcjell Telegrafi, revolucionari meksikan lindi më 5 qershor të vitit 1878, në San Juan del Rio, Meksikë, Villa kaloi rininë e tij të hershme duke ndihmuar prindërit në fermën e familjes së tij.

Pas vdekjes së babait të tij, kur Villa ishte vetëm 15 vjeç, ai u bë kreu i familjes.

Doroteo Arango Arámbula (5 qershor 1878 – 23 korrik 1923), i njohur më mirë si Francisco ose “Pancho” Villa, një gjeneral i Revolucionit meksikan.

Me rolin e tij të ri si mbrojtës i shtëpisë së tij, ai qëlloi me armë një njeri që po e ngacmonte një nga motrat e tij më 1894.

Ai iku, duke kaluar gjashtë vjet në arrati në male. Ndërsa atje, ai u bashkua me një grup të arratisurish dhe u bë bandit.

Edhe pse specifikat e asaj që ndodhi në jetën e Villas gjatë kësaj kohe janë të panjohura, është konfirmuar se ai ndryshoi emrin e tij derisa ishte në arrati, për të mos u kapur nga autoritetet.

Në fund të viteve 1890, ai punoi si një minator në Chihuahua, përveç shitjes së kafshëve të vjedhura.

Por kjo nuk ishte shumë kohë para se ai të shtonte krime më serioze në “regjistrin” e tij, duke plaçkitur bankat dhe duke marrë nga të pasurit.

Në vitin 1910, ndërsa ende jetonte si i arratisur, Panço Villa u bashkua me kryengritjen e suksesshme të Francisco Maderos kundër diktatorit meksikan Porfirio Díaz.

Me aftësitë e Villa-s, si në lexim, shkrim, luftë dhe njohuri për vendin, Madero u emërua një lider revolucionar dhe kompania e tij fitoi betejën e parë të Ciudad Juárez në vitin 1911.

Rebelët përfundimisht larguan Diazin nga pushteti dhe Madero mori postin e presidentit, duke e emëruar Villan kolonel.

Fakti që pjesa më e madhe e “aktiviteteve” të Villa-s ishte në kufirin verior të Meksikës solli revolucionarin në qendër të vëmendjes së mediave që mbulonin ngjarjet në Meksikë.

Dhe çuditërisht, banditi i cili dikur fshehu praninë e tij dhe ndryshoi emrin e tij për të shmangur vëmendjen, u pa duke pranuar, madje me dëshirë për tu fotografuar.

Ai madje nënshkroi një kontratë me një kompani të filmave të Hollivudit në vitin 1913 për të pasur disa prej betejave të tij të filmuara.

Trazirat civile dhe vdekja

Shtetet e Bashkuara mbështetën Villa në shumë mënyra.

Pas betejave të shumta që ndodhën, Carranza u ngrit në pushtet në vitin 1914.

I zhgënjyer me aftësitë e Carranzës si një udhëheqës, një rebelim shpërtheu përsëri, me Villan që bashkonte forcat me Zapata dhe Presidentin amerikan, Woodrow Wilson për të rrëzuar Carranzën, përcjell Telegrafi.

Por me lëvizjen e Meksikës drejt demokracisë nën Carranza, Woodrow tërhoqi mbështetjen e tij për Villan vitin tjetër, gjë që çoi Villan në rrëmbimin dhe vrasjen e 18 amerikanëve në janar të vitit 1916.

Pancho Villa (në qendër) në dhjetor 1913, kur División del Norte i Ushtrisë së Kushtetutës Revolucionare po luftonte diktatorin Victoriano Huerta.

Vetëm pak kohë më vonë, më 9 mars 1916, Villa udhëhoqi disa rebelë në një bastisje të Columbus, New Mexico, ku ata shkatërruan qytetin e vogël dhe vranë 19 njerëz të tjerë.

Kështu Wilson u hakmor duke dërguar gjeneralin Xhon Pershing në Meksikë për të kapur Villan.

Përkundër përkrahjes së Carranzës në kërkim të Villas, dy kërkimet që ndodhën në 1916 dhe 1919 për rebelin meksikan nuk prodhuan rezultate.

Në vitin 1920 Carranza u vra dhe Adolfo De la Huerta u bë president i Meksikës.

Në një përpjekje për të rivendosur paqen tek kombi i paqëndrueshëm, De la Huerta negocioi me Villa për tërheqjen e tij nga “fusha e betejës”.

Villa u pajtua dhe u tërhoq si revolucionar në vitin 1920. Ai u vra tre vjet më vonë më 20 korrik 1923, në Parral, Meksikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori