LAJMI I FUNDIT:

​Panchev i quan të rënda ngjarjet e fundit në Kosovë, thotë se në Hagë duhet të jenë Aleksandër Vuçiq e Ivica Daçiq

​Panchev i quan të rënda ngjarjet e fundit në Kosovë, thotë se në Hagë duhet të jenë Aleksandër Vuçiq e Ivica Daçiq

Kosova nuk duhet të gjykohet për krimet e luftës, është Serbia ajo që duhet të jap llogari për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Në fund të fundit, Thaçi, Veseli dhe udhëheqësit e tjerë̈ të UÇK-së, në fund të fundit do të lirohen, do të vërtetohet drejtësia. Kështu thotë̈ në një intervistë për KosovaPress politologu bullgar Anton Panchev.


Ai thotë̈ se kjo është̈ një̈ padrejtësi që po i bëhet luftës së Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës.

Kritika ka adresuar për bashkësinë̈ ndërkombëtare për qasjen e këtyre të fundit karshi Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë kërkon që t’i bëhet më shumë presion Serbisë, në mënyrë që të jap llogari për krimet e kryera në Kosovë.

Albanologu dhe politologu bullgar, Anton Panchev i quan të rënda ngjarjet e fundit në Kosovë, nga Specialja.

“Janë ngjarje të rënda, i kemi pritur për fat të keq. Por duhet të themi se ne në Bullgari e dimë të vërtetën. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë kundër shqiptarëve të Kosovës, edhe në vitet 90-ta, në fund të dekadës së kaluar, por edhe gjatë shekullit XX. Në pranverën e vitit 1999, pikërisht burime bullgare kishin zbuluar planin serb për spastrimin e shqiptarëve të Kosovës, për gjenocidin mbi ta. Këto ngjarje janë të rënda dhe duhet të themi se tani për tani, Beogradi ka një̈ lloj suksesi me propagandën e tij kundër shqiptarëve”, thotë ai.

Tutje, Panchev thotë se në Hagë duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë, të cilët dikur ishin persona të afërt me kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

“Unë nuk mund të kuptoj politikën e faktorit ndërkombëtar ndaj Serbisë, ndaj Kosovës pra, sepse ne dimë mirë se e drejta historike i takon shqiptarëve. Serbia ka bërë shumë krime dhe asaj duhet t’i bëhet presion që të njoh shtetin e Kosovës, që të njoh sovranitetin e shtetit të Kosovës, sepse nuk mund të rrezikohet stabiliteti i Kosovës. Kisha serbe në Kosovë ka shumë të drejta, tepër të drejta, dhe mund të kërkohet vetëm një gjë nga faktori ndërkombëtar, që Serbia të njohë Kosovën, të kërkohet falje për gjenocidin kundër shqiptarëve dhe në Hagë, në Tribunalin për krimet e luftës duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë nga koha e Millosheviqit, që prapë qeverisin në Beograd. Është me të vërtetë një situatë absurde sepse në Hagë do të duhej të ishte Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, e disa kriminelë të tjerë nga koha e Millosheviqit”, thotë ai.

Ai shprehet i bindur se udhëheqësit e luftës çlirimtare të cilët do të gjykohen në Hagë do të dalin faqebardhë edhe kësaj radhe.

“Unë besoj se në fund të fundit, z. Thaçi, z. Veseli dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, në fund të fundit do të lirohen, do të vërtetohet drejtësia. Pra, do të vërtetohet edhe në Hagë, unë nuk kam dyshim për këtë”, shprehet ai.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Panchev shpreh bindjen e tij të plotë se dialogu si i tillë duhet të vazhdojë, porse duke i dhënë një kahje të re.

“Ne duhet të vlerësojmë lartë përpjekjet e Kosovës, që të bëjnë negociata me Serbinë edhe në këto kushte. Sepse ne e shohim mirë se Prishtina, delegacioni kosovar, ka një vullnet të pastër që të zgjidhë të gjitha problemet me Serbinë, kur nga pala serbe shohim veprime diversive, kërkesa absurde si në rastin e Asociacionit (të Komunave me Shumicë Serbe). Por, unë prapë mendoj se negociatat duhet të vazhdojnë, por me kuadro të tjera… Ndërmjetësuesit ndërkombëtar, sidomos BE, duhet të kontrollojnë më shumë palën serbe, jo të lejojnë Beogradin të bëjnë manovra të ndryshme për degradimin e negociatave”, thekson Panchev.

Krejt në fund, albanologu dhe politologu bullgar vlerëson marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, porse thotë se nuk është shënuar progres në drejtimin më të rëndësishëm, njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori