LAJMI I FUNDIT:

Pamjet tronditëse tregojnë kaosin e spitalit të Nju Jorkut që lufton me Covid-19

Pamjet tronditëse tregojnë kaosin e spitalit të Nju Jorkut që lufton me Covid-19

Pamjet tronditëse kanë zbuluar kaosin brenda spitaleve të Nju Jorkut, me mjekë të dëshpëruar që lypin më shumë ventilatorë dhe pajisje mjekësore, ndërsa numri i vdekjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ka kaluar shifrën 4,000.

Shteti i NJu Jorkut regjistroi 76.049 raste të konfirmuara me coronavirus deri në fund të së martës dhe 1.550 njerëz kanë vdekur nga sëmundja vrasëse, shkruan Daily Mail.


Vetëm në New York City, ka pasur 1.096 vdekje dhe 43 119 raste – me 182 vdekje të tjera në ditën e fundit.

Spitali i qytetit që  më së shumti është prekur është Qendra Mjekësore Spitalore Brookdale në Brooklyn, ku pacientët kanë mbushur koridoret me shtretërit e tyre dhe mjekët po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre, transmeton Telegrafi.

Spitali prej 370-shtretërish tashmë ka arritur kapacitetin e plotë. Një mjeke e dëshpëruar i tha CBS2 se spitali ishte shndrruar një ‘luftë mjekësore’.

“Epo, kjo është një zonë e luftës, një zonë e luftës mjekësore.Çdo ditë që vij, ajo që shoh çdo ditë është dhimbja, dëshpërimi, vuajtja dhe pabarazitë e kujdesit shëndetësor”, tha Dr. Arabia Mollette, e cila punon në dhomën e urgjencës.

Mollette tha se spitali ishte përballur me një fluks prej më shumë se 100 pacientësh të konfirmuar nga coronavirusi dhe 70 raste të tjera të mundshme.

“Ata po përpiqen të përballojnë kërkesën”, tha ajo, duke u lutur për më shumë ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse.

“Ne kemi nevojë për lutje, kemi nevojë për mbështetje, kemi nevojë për maska, kemi nevojë për doreza, kemi nevojë për veshje, kemi nevojë për më shumë hapësirë, kemi nevojë për më shumë hapësirë ​​mjekësore”, shtoi ajo.

‘Kemi nevojë për mbështetje psiko-sociale gjithashtu. Nuk është e lehtë të vish këtu kur e di se me çfarë do të përballesh”, tha ndër tjera.

Morgu në Spitalin Brookdale gjithashtu ka arritur kapacitetin, domethënë viktimat e pandemisë tani po vendosen në një rimorkio frigorifer jashtë objektit.

Mollette tha që ajo kishte parë që shumë njerëz vdesin nga virusi dhe paralajmëroi amerikanët se askush nuk është i sigurt.

“Ky virus nuk sheh asnjë ndryshim”, tha ajo.

“Nuk ka asnjë lidhje me moshën, nuk ka asnjë lidhje me qasjen në kujdesin shëndetësor, nuk ka asnjë lidhje me socio-ekonominë, racën apo përkatësinë etnike. Ky virus po vret shumë njerëz”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori