Pamjet tronditëse kanë zbuluar kaosin brenda spitaleve të Nju Jorkut, me mjekë të dëshpëruar që lypin më shumë ventilatorë dhe pajisje mjekësore, ndërsa numri i vdekjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ka kaluar shifrën 4,000.

Shteti i NJu Jorkut regjistroi 76.049 raste të konfirmuara me coronavirus deri në fund të së martës dhe 1.550 njerëz kanë vdekur nga sëmundja vrasëse, shkruan Daily Mail.


Vetëm në New York City, ka pasur 1.096 vdekje dhe 43 119 raste - me 182 vdekje të tjera në ditën e fundit.

Spitali i qytetit që  më së shumti është prekur është Qendra Mjekësore Spitalore Brookdale në Brooklyn, ku pacientët kanë mbushur koridoret me shtretërit e tyre dhe mjekët po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre, transmeton Telegrafi.

26661992 8174689 Shocking footage has revealed the chaos inside New York hospital a 7 1585738955153

Spitali prej 370-shtretërish tashmë ka arritur kapacitetin e plotë. Një mjeke e dëshpëruar i tha CBS2 se spitali ishte shndrruar një 'luftë mjekësore'.

"Epo, kjo është një zonë e luftës, një zonë e luftës mjekësore.Çdo ditë që vij, ajo që shoh çdo ditë është dhimbja, dëshpërimi, vuajtja dhe pabarazitë e kujdesit shëndetësor", tha Dr. Arabia Mollette, e cila punon në dhomën e urgjencës.

26662014 8174689 Harrowing footage taken from inside Brookdale Hospital Medical C a 9 1585738955170

Mollette tha se spitali ishte përballur me një fluks prej më shumë se 100 pacientësh të konfirmuar nga coronavirusi dhe 70 raste të tjera të mundshme.

"Ata po përpiqen të përballojnë kërkesën", tha ajo, duke u lutur për më shumë ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse.

"Ne kemi nevojë për lutje, kemi nevojë për mbështetje, kemi nevojë për maska, kemi nevojë për doreza, kemi nevojë për veshje, kemi nevojë për më shumë hapësirë, kemi nevojë për më shumë hapësirë ​​mjekësore", shtoi ajo.

26662010 8174689 New Yorkers struck down by the deadly virus were seen lying on b a 8 1585738955165

'Kemi nevojë për mbështetje psiko-sociale gjithashtu. Nuk është e lehtë të vish këtu kur e di se me çfarë do të përballesh", tha ndër tjera.

Morgu në Spitalin Brookdale gjithashtu ka arritur kapacitetin, domethënë viktimat e pandemisë tani po vendosen në një rimorkio frigorifer jashtë objektit.

Mollette tha që ajo kishte parë që shumë njerëz vdesin nga virusi dhe paralajmëroi amerikanët se askush nuk është i sigurt.

26662018 8174689 The 370 bed hospital has already reached full capacity and has b a 15 1585738955260

"Ky virus nuk sheh asnjë ndryshim", tha ajo.

"Nuk ka asnjë lidhje me moshën, nuk ka asnjë lidhje me qasjen në kujdesin shëndetësor, nuk ka asnjë lidhje me socio-ekonominë, racën apo përkatësinë etnike. Ky virus po vret shumë njerëz", përfundoi ajo. /Telegrafi/