LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që tregojnë se si piloti i forcave ajrore britanike ballafaqohet me tre aeroplanë rusë

Pamjet që tregojnë se si piloti i forcave ajrore britanike ballafaqohet me tre aeroplanë rusë

Piloti i aeroplanit të forcave ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, konfrontohet me tre aeroplanë rusë, në kohën kur tensionet mes Perëndimit dhe Vladimir Putinit janë rritur.

Pamjet dramatike që janë filmuar nga brendësia e kabinës së pilotit të aeroplanit Typhoon, shfaq pilotin i cili i ekspozohet rrezikut nga tre aeroplanët rusë që ishin ngritur në qiell mbi Evropë, transmeton Telegrafi.

Në video shihen tre aeroplanët rusë që vazhdimisht i afrohen aeroplanit britanik dhe tentojnë ta monitorojnë. Madje në një moment piloti britanik Jake humb nga ekrani njërin nga aeroplanët rusë.


Videoja është publikuar si pjesë e një dokumentari të Channel 4 të quajtur “Top Guns: Insider The RAF”, që i jep shikuesve mundësinë të shohin pamje nga brendësia e kabinës së pilotëve.

Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët e ushtrisë ruse, tentojnë të pengojnë punën e aeroplanëve të vendeve perëndimore.

Madje kohë më parë një dron i ushtrisë amerikane Reaper ishte goditur me “bisht” të aeroplanit rus – ku si pasojë operatori u detyrua ta rrëzojë në det. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën

Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën "e kuqe, e bardhë dhe e kaltër" – reagon eurodeputeti danez

Amerika
Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Evropa
Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Evropa
Kalo në kategori