LAJMI I FUNDIT:

Pamjet nga Kongresi amerikan që shokuan botën, turma “theu” kordonin e policisë – u ngjit mureve të objektit dhe bënin selfie  

Pamjet nga Kongresi amerikan që shokuan botën, turma “theu” kordonin e policisë – u ngjit mureve të objektit dhe bënin selfie  

BBC ka publikuar një kolazh të pamjeve të hyrjes së dhunshme të demonstruesve në Kongresin amerikan.

Përkrahësit e Donald Trumpit janë bërë protagonistë të materialeve të ndryshme, të filmuara me kamera profesionale e deri te ato amatore të realizuara me telefona të mençur, transmeton Telegrafi.


Megjithatë veprimet e tyre kanë shokuar Shtetet e Bashkuara dhe tërë botën. E gazetarët e BBC-së kanë analizuar materialet me vëmendje dhe kanë realizuar një kolazh të momenteve më interesante.

Në pamje shihen demonstruesit duke “thyer” kordonin e policisë dhe duke ia mësyrë mureve të objektit të Kongresit, ku më pas janë futur brenda për të vazhduar me vandalizëm.

Ata i kaluan disa orë i kaluan në zyrat e Kongresit dhe Senatit duke bërë selfie, e policia më pas ka ndërhyrë për t’i larguar – duke brohoritur rrugës për jashtë “si triumfues”.

Gjithashtu shfaqen momentet kur ekipet e gazetarëve sulmohen dhe thyhen pajisjet e ndryshme si kamerat, reflektorët e fotoaparatet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori