Deri më tani janë konfirmuar se 103 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë llogariten si të zhdukur në Gjermani pas disa përmbytjeve më të mëdha në dekadat e fundit.

Reshjet rekord të shiut në Evropën veri-perëndimore bënë që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre, duke shkatërruar rajonin.


Shtetet gjermane të Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia ishin më të goditurat, raporton bbc.

664bbb0c e3e9 402d 8452 24ece7c2e1dd

Së fundi ka rrjedh një video e realizuar nga helikopteri teksa shihen dëmet që kanë shkaktuar vërshimet në qytetin Erftstadt, jug-perëndim të Kolnit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për një betejë të vendosur kundër ndryshimit të klimës.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu do të sillte impulse të reshjeve ekstreme të tilla si ky.

Ndryshe, Belgjika, Holanda dhe disa vende të tjera evropiane janë duke përjetuar mot të ligë. /Telegrafi/